E hënë, 28 Prill, 2025

UKRAINË: 18 VIKTIMA NGA RRËZIMI I HELIKOPTERIT, MES TYRE DHE MINISTRI I BRENDSHËM

Tetëmbëdhjetë veta, përfshirë ministrin e Brendshëm të Ukrainës dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të kësaj ministrie, kanë humbur jetën  si pçasojë e rrëzimit të helikopterit në qytetën Brovari, në afërsi të Kievit, – trabnsmeton kdpolitik.com njoftimet e agjencive të lajmeve.  

Oleksiy Kuleba, guvernator i zonës së Kievit shkroi në Telegram se tre nga të viktimat janë fëmijë. Mes të vdekurve është ministri i Brendshëm ukrainas Denis Monastyrsky dhe ekipi drejtues i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës. Kuleba shtoi se 29 persona janë plagosur, mes tyre 15 fëmijë

Mësohet se helikopteri është përplasur mbi një kopsht fëmijësh dhe më pas në një godinë banimi, dhe ka shpërthyer në flakë.

Këshilltar i Ministrit të Brendshëm, Anton Gerashchenko shkroi në mediat sociale se “Monastyrsky, zëvendësministri Yevheniy Yenin dhe sekretari i shtetit Yuriy Lubkovychis vdiqën në aksident”.

Shefi i Policisë, Ihor Klymenko tha se nëntë nga të vdekurit ishin në bordin e helikopterit.

“Në momentin e tragjedisë në kopsht kishte fëmijë dhe personel. Për momentin të gjithë janë evakuuar”, ka shkruar Oleksiy Kuleba në Telegram. Mjekët, policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje.

Helikopteri që u rrëzua ishte një Eurocopter EC225 “Super Puma”, raporton CNN.

Ministri i Brendshëm, 42-vjeç, ishte një anëtar i shquar i kabinetit të Presidentit Volodymyr Zelensky dhe luajti një rol kyç në përditësimin e publikut mbi viktimat e sulmeve me raketa ruse që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt 2022.

Shefi i policisë Ihor Klymenko shkroi në Facebook se helikopteri i përkiste shërbimit të emergjencës shtetërore të Ukrainës.

Një zëdhënës i Forcave Ajrore të Ukrainës tha se hetimi mbi shkakun e rrëzimi të avionit do të marrë kohë, për të zbuluar saktësisht se çfarë ka ndodhur.

“Komisioni do të hetojë shkaqet. Nuk do të zgjasë 1-2 ditë, sepse hetimi i një rrëzimi avioni kërkon pak kohë”, tha zëdhënësi, duke shtuar se Komisioni do të përfshijë specialistë të aviacionit.

Të fundit