Krishti u lind, me të vërtetë u lind!
Por është vetëm çështje kohe, sa shpejt do ta kryqëzojmë përsëri, një mijë herë para Pashkëve…
Shkruan: Katerina Topallova
Përpara se në skenën politike në vend të nisin përplasjet me intensitet në rritje, ne arritëm të paktën pjesërisht, në këto momente të qeta, të merrnim frymë në ditët e festave që po lëmë pas… Por sërish të ndarë në çdo bazë. Dhe një ndarje e tillë është deri në atë masë e rrënjosur në vetëdijen tonë, e cila nga ana e saj fillon paturpësisht diseksionin e trupit të vet, ndërsa paraprakisht luan me më të shenjtën..
Krishti u lind, me të vërtetë u lind!
Por është vetëm çështje kohe para se ta kryqëzojmë përsëri – një mijë herë para Pashkëve…
Dhe jo rastësisht teologët thonë: Aty ku Zoti do të ndërtojë një kishë, djalli tashmë po ndërton një kishëz. Megjithatë, në fund të ditës, është shpresa që na udhëheq, duke na drejtuar nëpër të gjitha pengesat dhe dyshimet, duke i kthyer shpinën frikës me të gjitha filizat e saj që ajo mbin përreth.
Festat janë gjithmonë një rast ideal dhe i dëshirueshëm për të qenë dhe festuar me të dashurit tanë, për të ndarë së bashku të gjitha momentet e gëzimit dhe lumturisë. Le ta bëjmë atë me një mendje të pastër dhe një zemër të hapur, duke demonstruar besimin dhe shoqërimin tonë të plotë. Thjesht, të qëndrojmë lart, të bashkuar dhe krenarë në spiritualitetin tonë… Por duket se nuk po ia dalim dot! Ja pse?
Mendoj se po kthehet në traditë dhe këtë vit në organizim të Manastirit të Bigorit koncerti i krishtlindjeve u mbajt në sallën e madhe të Filarmonisë së Maqedonisë. Muzikantë, instrumente, tinguj, që në këtë atmosferë të zymtë politike sa dëshpërimisht kemi nevojë për to, të na bëjnë të lumtur, të na fisnikërojnë, ushqejnë dhe të shërojnë. Por mbi të gjitha, për të na bashkuar – në frymën e festës! Këngë krishtlindjesh të interpretuara nga disa prej muzikantëve dhe këngëtarëve më të njohur maqedonas.
Muzika e vjetër qytetare e tipit oriental, e cila i dha një ndjeshmëri të re sesi duhet të duken dhe tingëllojnë “Krishtlindja maqedonase”. Ndonëse larg fshatit maqedonas ku vend dominues zënë zurla dhe daullja, të cilat këtu u zëvendësuan nga eleganca dhe rafinimi i çallgisë. Çalgitë maqedonase të mbledhura në një vend, të paktën po përjetojmë ditët më të frytshme të Orkestrës Çalgike të Radio-Televizionit të Shkup nga kohët e kaluara.
Ata që konsiderojnë se Maqedonia është pjesë e botës “gregoriane”, u ankuan po atë mbrëmje në rrjetet sociale, se lindjen e Krishtit po e festojmë me diçka të çuditshme, të largët, hibride dhe jo tonën?!
Ndërsa Evropa rreh shuplakat me zë të lartë në ritmin e Marshit Radecki ose këndon ato këngë të krishtera të komercializuara të Krishtlindjeve, tipike për vendet me një popullsi dominuese katolike dhe protestante, të cilat ne i kemi perceptuar si tonat në tridhjetë vitet e fundit, ne si rend i Kishës Ortodokse dhe që interpretojmë diçka krejtësisht “të huaj”. Le të mos tregohem e vrazhdë dhe të them “fanariote” me një prekje lindore, ku pikërisht një ndikim i tillë “kostandinopojane” është më i dukshëm dhe i tjetërsuar ndër kisha.
Pyes veten rastësi apo jo? Apo çfarë do të thoshte peshkopi Timotej për vizitën e paralajmëruar në KOM – OA të Mitropolitit rus Antony, i cili është drejtor i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Kishës Ortodokse Ruse dhe vikar i Patriarkut Rus Kirill – “Nuk ka asnjë rastësi! ”
“Ndarja ka mundësuar më shumë të fsheh Krishtin nga sytë e njerëzve sesa gjithë pabesia që është folur ndonjëherë”, ka të vërtetë të madhe në këtë mendim! Dhe pikërisht një ndarje e tillë është gjithnjë e më e dukshme mes qarqeve kishtare, “barinjtë” e të cilëve as që përpiqen t’i fshehin me doreza diplomatike të gjithë ngatërresat e tyre nga sytë e publikut. Ndonëse ndarjet në KOM kanë një vazhdimësi historike, ka qenë një periudhë shumë e gjatë në të cilën duhet të dilte në sipërfaqe maturimi dhe përvoja.
Aktrojmë dinakërinë – “bizantizëm”, të ngjizur me primitivizëm “sllav”. Po bëjmë diçka që në fund nuk do të përfundojë me gëzim, sipas koncertit të Krishtlindjes.
Ndonëse KOM-OA pati një vit të frytshëm në të cilin korri frytet pas verave të panumërta, gjeografia e Maqedonisë nuk i lejoi Kishës të marrë një mjedis të pastër dhe ajër.
Veri apo Jug? Cilin drejtim duhet të marrim, që të na dhemb më pak? Organizatorët e koncertit të Krishtlindjeve, pas zhurmës së makameve, i ka marrë era e jugut, nostalgjia për trashëgiminë bizantine, ndaj edhe pjesa tjetër e “shoqërisë” nuk i ka nderuar me praninë e tyre, me përjashtim të “I lavdishmi”, që u transmetua drejtpërdrejt nga televizioni, i cili koncertin e firmosi me një titull të pasaktë/të paplotë, duke thënë me ironi nga ana ime me titull “jugor të dëshirueshëm”. Për të dëgjuar më pas akuzat, zhvendosjen e fajit dhe justifikimet… Jo! Pas bukurisë së tingujve dolën në dritë ndarjet! Keni kërkuar muzikë, ja muzika juaj… Ose në skenarin më të keq të mundshëm “nëse e doni Zotin, digjni një kishë – por mos e urreni median, bëhuni vetë media”, si një aktivist politik dhe artisti nga matanë pellgut do të thoshte .
Akuza dhe falje si pasojë e lojërave dhe ngatërresave të ndryshme. U shfaq në sipërfaqe sado që ne nuk donim që të ndodhte e gjitha. Së fundi, shpresojmë që organizatorët post festum të mos e prishin rehatinë, argëtimin dhe kënaqësinë e muzikantëve, edhe pse dukshëm arritën ta shqetësojnë për “Imendenin”.
Ndarjet sigurisht që do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke pasur parasysh plejadën e kuadrove në organin më të lartë të KOM-it – OA. Kështu që nuk ka më nevojë të fshihemi nën maska. Ndonëse e njihni shumë mirë njëri-tjetrin, kush është kush, prandaj kini kujdes me arsyet që i jepni popullit tuaj, sepse ky do të jetë gjykimi juaj i parafundit, para gjykimit të Zotit.