E shtunë, 25 Janar, 2025

SERBËT E BOSNJËS ME TË VETEN – KUNDËR VENDIMEVE TË KUSHTETUESES

Në Republika Srpska, një entitet në Bosnjë dhe Hercegovinë, shënohet sot Nëntë janari si Dita e Republikës Srpska, edhe pse Gjykata Kushtetuese e Bosnjë dhe Hercegovinës këtë datë e ka shpallur dy herë radhazi si kundërkushtetuese. Sikurse transmeton kdpolitik.com, në manifestimin në Sarajevën Lindore, marrin pjesës edhe zyrtarë nga Beogradi dhe Podgorica. Prania e këtyre të fundit shkakton polemika në Mal të Zi.

Manifestimi qendror mbahet në Sarajevën Lindore, ndryshe nga vitet e kaluara kur kjo datë e debatueshme u shënua në Banja Llukë.

Autoritetet e RS-së e kremtojnë Nëntë janarin, datën kur në vitin 1992, në Sarajevë, Kuvendi i atëhershëm i Popullit Serb në Bosnjë dhe Hercegovinë miratoi Deklaratën për Shpalljen e Republikës së Popullit Serb të Bosnjës dhe Hercegovinës, si tërësi të pavarur brenda Bosnjë dhe Hercegovinës. Qëllimi ishte që kjo pjesë e Bosnjë e Hercegovinës t’i bashkohej Jugosllavisë, e cila atëbotë po  shpërbëhej.
Në ballë të republikës së vetëshpallur ishin Radovan Karaxhiq, Biljana Plavshiq dhe Momçilo Krajishnik, të cilët më vonë u dënuan në Tribunalin e Hagës për krime lufte. Në miratimin e Deklaratës nuk morën pjesë përfaqësuesit e boshnjakëve dhe kroatëve. Këta dy popuj e shohin nëntë janarin si datë të fillimit të luftës në Bosnjë e Hercegovinë, si dhe si fillimin të spastrimit etnik, të krimeve të luftës dhe gjenocidit kundër popullatës joserbe në territorin e Republika Serpskës.

Veprimet më të fundit të autoriteteve të entitetit boshnjak Republika mund të kenë pasoja,- ka reaguar Përfaqësuesi i Lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt.

“Pjesëmarrja dhe prania e zyrtarëve publikë në manifestime të këtilla shënon ashiqare  mosrespektimin e Kushtetutës së Bosnjë e Hercegovinës si dhe mosrespektimin e hapur të  vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të BeH-së, të cilat janë përfundimtare dhe detyruese dhe të cilat të gjithë duhet t’i respektojnë,” – ka shkruar këtë të hënë Schmidt në një postim në Twitter.

Ndërkohë, ministri i Sigurisë i BeH-së, Selmo Cikotiq ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në manifestim do të marrin pjesë edhe pjesëtarë të grupit mercenar rus Wagner, lëvizjes çetnike të  Ravna Gorës dhe anëtarë të moto -klubit rus “Ujqërit e natës”.

“Këto janë grupe pak a shumë ekstreme dhe radikale, të cilat një kohë të gjatë janë të pranishme në këto hapësira dhe presim që të jenë aty edhe më 9 janar”- ka deklaruar zyrtari i lartë i Bosnjë e Hercegovinës.

Sikurse njofton shtypi opozitar malazez, prania e ministrit të Financave, Aleksandar Damjanoviq, dhe atij të Drejtësisë, Marko Kovaç, në shënimin e Ditës së Republika Serpskës, të cilën Gjykata në Sarajevë e ka shpallur kundërkushtetuese ka hasur në kritika të rrepta  të forcave opozitare malazeze, por edhe të pakicave. Jasmin Qoroviq, nënkryetar i Partisë Boshnjake në Mal të Zi, pjesëmarrjen anëtarëve të kabinetit të kryeministrit teknik Dritan Abazoviq, e ka cilësuar si skandal ndërkombëtar të klasit të parë:

“Në ditën e sotme nisi marshi shkatërrimtar dhe vrastar kundër shtetit të Bosnjë eHercegovinës, me qëllim të shfarosjes në radhë të parë të popullit boshnjak dhe të shkatërrimit të të gjitha karakteristikave të tij,”- ka thënë Qoroviq./kdpoolitik.com/

Të fundit