E shtunë, 13 Korrik, 2024

KURTI: VUÇIQI PO E KËRKON “MAKINËN E KOHËS”, DËSHIRON TË KTHEHET HERË NË 1999-N E HERË NË 2007-N

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kompromisin me Kosovën Serbia nuk e ka në interes.

Ai ka theksuar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq e dëshiron ndarjen dhe se dëshiron kthimin në kohë.

Në një intervistë për “The Economist”, Kurti ka thënë se Serbia vazhdon të jetë e painteresuar për një kompromis, ndërkohë që Vuçiqi thotë se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovës. Kurti ka theksuar tutje se Vuçiq ende dëshiron ndarje, dhe ai flet sikur është “në kërkim të makinës së kohës… herë dëshiron të kthehet më 1999 e herë më 2007 [para shpalljes së pavarësisë së Kosovës], por ju e dini… treni është larguar nga stacioni. Nuk mund të kthehemi më atje”.

Sipas “The Economist”, shumë prej diplomatëve e shohin Kurtin kokëfortë dhe kjo i ka humbur atij njëfarë mbështetjeje perëndimore, por politika e tij për të luajtur topin e ashpër me Vuçiqin ka dhënë rezultate, si kandidatura në BE dhe premtimi për liberalizimin e vizave.

Arritja e një marrëveshjeje mes të dyja shteteve shihet problematike edhe në aspektin personal. Gazetari i gazetës, Tim Judah kujton një intervistë me ish-presidentin Hashim Thaçin. Ai thotë se gjatë bisedës me të, Thaçi e kishte pyetur: “A po takohesh me Aleksandrin?” Në fillim, thotë Judah, nuk e mori vesh, por pastaj e kuptoi se po fliste për Vuçiqin.

Ndërsa bën ndërlidhjen me marrëdhënien e sotme Kurti-Vuçiq.

Në ditët e sotme nuk ka thirrje të tilla emrash. Vuçiq dhe Kurti e përçmojnë njëri-tjetrin. Kur Vuçiq ishte ministër, Kurti ishte i burgosur politik në një burg serb; më 1 dhjetor, Vuçiq e quajti publikisht Kurtin “llum terrorist”. Mungesa e çdo raporti personal e bën shumë më të vështirë gjetjen e një marrëveshjeje, përfundoi gazeta.

Të fundit