E premte, 12 Korrik, 2024

POLITIKANI OPOZITAR SERB: VUÇIQI NUK PO I MBRON SERBËT E KOSOVËS, POR PO NDËRTON KULTIN E PERSONALITETIT TË VET

Zdravka Ponosh, kryetar i Lëvizjes Serbia Qendër (Srbija Centar) dhe ish shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë ka akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq se, sikurse dhe Milosheviqi, po i manipulon serbët në Kosovë. Sikurse transmeton kdpolitik.com, Ponosh, në një intervistë për të përditshmen e pavarur serbe “Danas” duke komentuar zhvillimet e fundit ka thënë se “Shumica e lëvizjeve të Vuçiqit për temën e Kosovës ishte e dizajnuar si një fushatë marketingu për të përgatitur trupit votues në pjesën tjetër të Serbisë”.

Politikani serb i lindur në Kroaci, që garoi  në zgjedhjet e fundit presidenciale në Serbi, ka vlerësuar se  përgjegjësinë më të madhe për ngjarjet e fundit në Veri të Kosovës e “mban pushteti aktual në Prishtinë, por kontribut altrusit për përshkallëzimin e tensioneve dha regjimi i Beogradit. Ndërsa nuk shkëlequ as kmuniteti ndërkombëtar”. Për ndërkombëtarët thotë se shkuan në festat e Krishtlindjeve “duke nënçmuar aftësinë e Kurtit për të ndezur zjarrin”.

“Është edhe më e qartë se serbët që jetojnë në KeM janë viktimat më të mëdha të  zhvillimit të këtillë të situatës dhe të pushtetit dhjetëvjeçar të SNS-së. Ata e dinë më së miri se çfarë kanë humbur në këto 10 vite dhe çfarë kanë fituar nga serbizmi televiziv i Vuçiqit. Tani që u është thënë të çmontojnë barrikadat, ata do të kenë mundësinë të përmbledhin se çfarë fituan e çfarë humbën në episodin më të ri të serialit kosovar të Vuçiqit, në të cilin ata luajnë statistin,” – ka thënë për “Danas” Ponosh duke pohuar se serbët nuk duhet të ushqejnë shpresa për të mire përderisa “Kurti ua pret kësulën, ndërsa Vuçiqi ua qep” atë.

Sipas kreut të Lëvizjes serbe Serbia Qendër, “shumica e lëvizjeve të Vuçiqit për temën e Kosovës ishte e dizajnuar si një fushatë marketingu për të përgatitur  trupin votues në pjesën tjetër të Serbisë. Prandaj, nuk është çudi që pasojat janë të dëmshme për interesat tona kombëtare në KeM. Nuk ishte qëllimi që të përmirësohet pozita e serbëve në KeM, por që të ndërtohet kulti i personalitetit të Vuçiqit dhe që në temën e Kosovës të mbetet në pushtet dhe me të të mbulojë zhvatjen e popullit. Ashtu si Millosheviqi dikur. Kështu u futëm në këtë vorbull të lojës së kërcënimit me luftë, që duhet të çimentojë atë imazhin e të ashtuquajturit komandant suprem, “- ka thënë Z. Ponosh duke akuzuar Vuçiqin se po shfrytëzon për ineteresa partiake edhhe Kishën Ortodokse Serbe, por edhe ushtrinë.

Po sipas tij, pushteti aktual serb ndaj Kosovës nuk ka “politikë proaktive por reaktive” për çështjen e Kosovës

Të fundit