E shtunë, 25 Janar, 2025

JA SA HUMBËN PASANIKËT RUSË PËR SHKAK TË LUFTËS NË UKRAINË

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, rusët më të pasur kanë humbur më shumë se 93 miliardë dollarë nga pasuria e tyre,- shkruan Bloomberg.

Sipas kësaj agjencie, transmeton kdpolitik.com, ditën e parë të pushtimit rus të Ukrainës biznesmenët rusë humbën 46.6 miliardë dollarë. Gjatë muajve nga  vendosja e sanksioneve perëndimore, ata humbën edhe 47 miliardë dollarë të tjerë.

Sipas Forbes-it ukrainas, pasuria totale e biznesmenëve më të pasur në Ukrainë nga muaji shkurt është ulur për më shumë se 20 miliardë dollarë – nga 40 në 22.5 miliardë dollarë.

Sipas përllogaritjeve të Bloomberg, në vitin 2022 pasuria e 500 njerëzve më të pasur në botë është zvogëluar për gjithësej 1.4 trilion dollarë.

Të fundit