E premte, 12 Korrik, 2024

NUK KA SHENJA SE RUSIA DËSHIRON PAQE, THOTË KRYEMINISTRJA ITALIANE

Nuk ka shenja se Rusia dëshiron paqen në Ukrainë, tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni në konferencën e saj për shtyp të fundvitit.

Ajo theksoi se do të nxiste që mbështetja ndërkombëtare për Ukrainën të vazhdojë.

“Vazhdimi i mbështetjes së Ukrainës është mënyra më e mirë për të arritur fundin e luftës. Shpresoj që herët a vonë Rusia ta kuptojë gabimin e madh që po bën deri atëherë, ne do ta mbrojmë Ukrainën.”- tha ajo.

Meloni shtoi se mbajtja e palëkundur e mbështetjes për Ukrainën ishte një parakusht kryesor për ruajtjen e një ekuilibri fuqie në fushën e betejës dhe krijimin e kushteve për paqe.

Zonja Meloni tha se synon të vizitojë Kievin përpara një vjetorit të pushtimit rus, i cili do të bjerë më 24 shkurt 2023.

Të fundit