E shtunë, 13 Korrik, 2024

KËTO JANË PROFESIONET MË (PAK) TË PAGUARA NË MAQEDONINË E VERIUT

Programimi kompjuterik, informacioni dhe komunikimi, veprimtaritë shkencore-profesionale, prodhimi i produkteve farmaceutike si dhe magazinimi-transporti janë 5 profesionet më të paguara në Maqedoninë e Veriut, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, përcjell KDpolitik.com. 

Në këtë grup rroga neto (pra qjo që marrin punonjësit pasi të jenë paguar kontributet dhe tatimet) lëviz nga 850 euro mijë denarë deri në 1350 euro.

Ndërkohë, 5 profesionet më pak të paguara janë veprimtaritë mbrojtëse, mirëmbajtja e objekteve/natyrës, prodhimi i produkteve të lëkurës, prodhimi i veshjeve dhe peshkimi/akuakultura. Rroga neto në këtë grup lëviz nga 300 euro deri më 390 euro.

Në përgjithësi, paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës, në tetor 2022, është 33.104 denarë.

Në krahasim me muajt e mëparshëm paga në tetor 2022, ka shënuar një ngritje të lehtë.

Kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Art, argëtim dhe argëtim (19.6%), Objekte akomodimi dhe shërbime ushqimore (19.3%) dhe industri përpunuese (17.6%).

Rritje e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin e kaluar, është vërejtur në sektorët: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (6,7 %), Veprimtari të tjera shërbimi (3,9 %) dhe Veprimtaritë që lidhen me pasuri e paluajtshme (3,2 %).

Të fundit