E mërkurë, 24 Korrik, 2024

NJË SHIKIM MBI NGJARJET E TRAZUARA NË KOSOVË

Vuçiq konsultohet rregullisht me ambasadorin rus. Madje para do ditësh, Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, ia dorëzoi Bocan-Kharchenkos, ambasadorit rus në Serbi, kinse zgjidhjen për Kosovën. Ndoshta bash kjo është tani në vepër. Duhet thënë gjithashtu se Vuçiqi lejoi propagandën ruse të portalit Russia Today (RT), i cili është i ndaluar në BE. Kohë më parë u hap edhe Qendra Wagner në Beograd. Për një kohë të gjatë në Nish ekziston qendra ruse e spiunazhit, me emrin Qendra për Ndihmë në Situata Emergjente (përmbytje, zjarre, tërmete etj.), ndonëse në situata të tilla nuk u tregua aspak e dobishme.

Shkruan: VESNA PESHIQ*

Pse Vuçiq vendosi të krijojë “situatën e tmerrshme” në të cilën ndodhemi, e që lidhet me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës? Siç dëgjuam pak ditë më parë nga kryeministrja Ana Bërnabiq, situata është në prag të konfliktit të armatosur. Nëse kujtojmë të kaluarën e afërt, do të shohim se përkeqësimi i situatës në veri ka filluar shumë më herët. Konfliktet e para dhe ngjarjet shqetësuese në veri të Kosovës ndodhën për targat, e më pas pasoi largimi i e serbëve nga të gjitha institucionet kosovare, përfshirë edhe policinë (për të cilën kam shkruar tashmë). Problemi me targat u zgjidh me marrëveshjen e Lajçakut, Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel. Por serbët nuk u kthyen nëpër vendet e tyre të punës, por është veçanërisht e rëndësishme që nuk u kthyen në polici. KFOR-i dhe EULEX-i morën përsipër monitorimin e situatës, si dhe pjesë të policisë kosovare; u organizua edhe komuna në Mitrovicë (kryesisht e përbërë nga minoritete), ndërsa ministër në qeveri u emërua serbi Nenad Rashiq, kurse këshilltare e tij u caktua emërua Rada Trajkoviq (tashmë është shkruar mjaft për keqtrajtimin e saj nga kufitarët serbë është shkruar mjaft).

Ngjarjet e fundit janë vendosja e barrikadave në rrugë dhe pika kufitare, ku me serbët lokal rri policia e armatosur (sekrete) nga Serbia dhe kriminelë me maska. Sipas një sondazhi të Evropës së Lirë, kamionët që bllokojnë rrugët, që të gjithë janë nga Serbia. Barrikadat kinse u ngritën për shkak të arrestimit të ish-policit serb Dejan Pantiq, por në fakt kjo u bë  me urdhër të Vuçiqit mezbatuesit e punëve në terren: Listën e pashmangshme Srpska (SL) dhe nënkryetarin e saj Milan Radoiçiq. Kujtojmë edhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku u vendos që të kërkohet leje nga KFOR-i  që në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së nga Serbia të dërgohet një numë policësh në Kosovë në. Përgjigja nuk erdhi, megjithëse këto ide u hodhën poshtë nga Gabriel Escobar, i dërguar i posaçëm  i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, si dhe zyrtarë gjermanë të cilët për këtë arsye u gjetën nën një breshëri ofendimesh të zyrtarëve më të lartë të Serbisë. Pavarësisht kësaj, dhe pa lejen e KFOR-it, nga Serbia në barrikada mbërriti një formacion i armatosur. Kështu shpërtheu kriza të cilën Kurti nuk mund ta zgjidhë. Ai tha se në rast të reagimit të policisë kosovare mund të ketë viktima, kështu që është sulmua extra për gatishmërinë që të vrasë serbët në barrikada. Pritet epilogu që hëpërhë është i paparashikueshëm.

Në rastin e situatave kështu të tensionuara  shtrohet pyetja se çfarë dëshirohet të arrihet me acarimin e konfliktit. Përgjigjet janë të paqarta dhe duhet të trajtohen si hipoteza të mundshme. Një supozim është se provokimi i konfliktit në Kosovë në fakt po bëhet nën ndikimin dhe për hesap të Rusisë, të cilës i përgjigjet që në Evropë të hapet edhe një konflikt tjetër, dhe kjo mund të arrihet më shpejt në Ballkanin e paqëndrueshëm, më saktë në konfliktin tashmë të hapur ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Këtë supozim e konfirmon edhe qëndrimi i qytetarëve të Serbisë ndaj ngjarjes më të rëndësishme në tokën evropiane – agresionit rus kundër Ukrainës në shkurt dhe lufta që po vazhdon për gati 10 muaj  dhe së cilës nuk po i shihet fundi. Me këtë rast, Serbia nuk ka vendosur dhe nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, që do të ishte detyrim i saj si kandidate për anëtarësim në BE, ndonëse këtë e kanë bërë të gjitha vendet evropiane, përfshirë edhe ato që nuk janë kandidate. Serbia, përkatësisht Vuçiq, nuk do ta bëjë këtë. Në Serbi mbisundon disponimi pro-rus dhe mbështetja për Rusinë, me rritjen e ndikimit të organizatave të ekstremit të djathtë. Lidhja e politikës serbe me Rusinë nuk është një gjë e re. Le të kujtojmë vetëm pushtetet afatgjata të radikalëve, një parti kjo rusofile me mbështetje te Rusia.

Sërish kemi radikalët në pushtet dhe rusofilizmin e pa maskuar dhe shumë të zhurmshëm që Aleksandar Vuçiq e prodhon tash 10 vjet në mediat e tij të shumta. Prodhohet edhe putinofilia. Ai vetë ishte tek Putini 19 herë. Influenca ruse është e fuqishme dhe e hapur edhe në Republikan Serpska, por edhe në Mal të Zi, pra kudo ku shtrihet ideja për botën serbe (ëndrra për të ashtuquajturën Serbi e Madhe), e cila sipas teorisë mbisunduese nuk mund të realizohet pa Rusinë. Nuk do të bëhet as me të, sepse ajo u bë  fuqi e dorës së dytë. Janë të kota pritjet e disa partive të djathta nacionaliste (Dveri, Zavetnici) dhe intelektualëve se me luftë në Ukrainë do të ndryshojë konstelacioni gjeostrategjik i botës, e cila do të bëhet më e favorshme për interesat famoze kombëtare serbe.

Vuçiq konsultohet rregullisht me ambasadorin rus. Madje para do ditësh, Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, ia dorëzoi Bocan-Kharchenkos, ambasadorit rus në Serbi, kinse zgjidhjen për Kosovën. Ndoshta bash kjo është tani në vepër. Duhet thënë gjithashtu se Vuçiqi lejoi propagandën ruse të portalit Russia Today (RT), i cili është i ndaluar në BE. Kohë më parë u hap edhe Qendra Wagner në Beograd. Për një kohë të gjatë në Nish ekziston qendra ruse e spiunazhit, me emrin Qendra për Ndihmë në Situata Emergjente (përmbytje, zjarre, tërmete etj.), ndonëse në situata të tilla nuk u tregua aspak e dobishme.

Se duhet llogaritur në ndikimin rus në veprimet e Vuçiqit,madje edhe në plotësimin e dëshirave të Rusisë që të hapet edhe konflikt në Evropë, këtë e konfirmojnë  edhe të dhënat e fundit të hulumtimit të Qendrës për Politikën e Sigurisë, të cilat pothuajse në mënyrë dramatike konfirmojnë disponimin pro-rus: vetëm 12 për qind e qytetarëve tanë çmojnë se Rusia është fajtore për luftën në Ukrainë, 44 për qind justifikojnë mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, shumica beson se Perëndimi është fajtor për atë luftë dhe se armiqtë më të mëdhenj të Serbisë janë NATO dhe SHBA. Rusia nuk është aq popullore në Serbi për shkak të asaj që ajo është sot, sesa pse nuk është Perëndim. Rusia si një kundërpeshë ndaj Perëndimit shihet si shpëtimtare. (Të dhënat dhe interpretimet janë marrë nga gazeta Danas e datës 17.12.2022). Përqindja e qytetarëve që duan hyrjen në BE është në rënie të vazhdueshme dhe nuk i kalon rreth 40 për qind. Prandaj, faktori i parë, ndoshta jo më i rëndësishmi, për një “konflikt të armatosur” të mundshëm në Kosovë është ndikimi i Rusisë dhe Putinit mbi Vuçiqin dhe Serbinë.

Një ndikim tjetër, ndoshta më i fuqishëm në ngritjen e tensioneve në Kosovë është nënshkrimi i ardhshëm i një marrëveshjeje detyruese për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Marrëveshja njihet si propozimi gjermano-francez, që është ndryshuar disa herë dhe është formuluar në atë mënyrë që është e vështirë të refuzohet, siç e ka pranuar edhe vetë Vuçiq. Duke qenë se për shkak të luftës në Ukrainë BE-ja dhe SHBA-ja nxitojnë ta mbyllin sa më parë këtë gropë të rrezikshme, është me interes për Vuçiqin që negociatat për propozimin gjermano-francez të shtyhen për shumë arsye. Njëra është disponimi i shumicës së qytetarëve, të cilin e ka nxitur vetë. E dimë se atij i intereson më së shumti  dhe mbi të gjitha  mbështetja për pushtetin e tij e organizatave tani të shumëfishuara djathtiste rusofilë dhe renegate, që mund të mungojë nëse ai me firmosjen e propozimit në mënyrë indirekte dhe joformale mbështet njohjen e Kosovës dhe hyrjen e saj në organizatat ndërkombëtare. duke nënshkruar propozimin. Rusofilizmi djathtist në rritje, për të cilin ai vetë është përgjegjës dhe të cilit i përket edhe vet, ia lidh duart dhe bëhet një kurth në të cilin ai bie vazhdimisht.

Prandaj Vuçiq doli pikërisht tani me letra të hapura. Tha se barrikadat do të hiqen nëse Kurti e bën Bashkësinë e Komunave Serbe (BKS) e cila përndryshe është në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit. Mirëpo, problemi është se deri tani nuk është saktësuar se çfarë është kjo BKS-ja, a është ajo autonomi e Veriut, e cila do të kishte edhe prerogativat e pushtetit, apo se kjo është bashkësi e komunave veriore  dhe mbase e të gjithave me shumicë serbe, e cila vendos në mënyrë të pavarur për shëndetësinë, arsimin, çështjet sociale dhe disa veprimtari të tjera të ngjashme. Kurti e ka hedhur poshtë idenë për BKS-në, por nën presionin e barrikadave të armatosura dhe SHBA-së, me siguri ka gjasa që t’i kthehet kësaj çështjeje. Nga ajo sesa do të vazhdojnë marrëveshjet për atë se ç’është BKS-ja dhe nëse do të arrihet pëlqimi për këtë çështje, do të varet zvarritja e përqafimit të propozimit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve. Vuçiq me barrikadat po bën presion për formimin e BKS-së para njohjes eventuale joformale të Kosovës si shtet. Në anën tjetër, Kurti ka thënë disa herë se BKS-ja  do të formohet pas njohjes së Kosovës.Nëse BKS-ja, çfarëdo që të nënkuptojë ajo, do të formohet para apo pas njohjes joformale të Kosovës, nëse do të ketë marrëveshje rreth BKS-së, nëse do të ketë luftë (gjë që është pak e besueshme) është e pamundur të parashikohet, njësoj si dhe zgjidhja e “nyjes kosovare”. Dëshira më e sinqertë e Vuçiqit – të shkëpusë dhe t’ia bashkojë Serbisë Veriun e Kosovës, që ishte në tavolinë në negociatat me ish-presidentin Thaçi, tashmë një herë dështoi, por ky synim mund të mbijetojë në ndonjë kombinim tjetër, ose do të mbetet vetëm një dëshirë e thjeshtë në obsesionin e tij me “botën serbe”.

Tani për tani, situata në Kosovë është mbi barrikadat e rrezikshme. Ndikimet dihen, epilogu nuk dihet.

*Analiza është marrë nga portali: pescanik.net

Të fundit