SHKRUAN: ELJESA DERVISHI
Dalja nga pandemia e COVID-19 ka rezultuar me një kërcim të madh në numrin e turistëve. Në periudhën janar-tetor 2022, në raport me të njëjtn periudhë të një viti më pare, numri i turistëve është rritur për 38.3 për qind, përkatësisht: tek turistët e huaj rritja është me 85.7 për qind.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në tetor të këtij viti janë regjistruar 81.848 turistë, nga të cilët 34.8 për qind janë turistë vendas, dhe 65.2 për qind janë turistë të huaj.
Numri i fjetjeve në tetor 2022 është 180.003, nga të cilëat 41.8 për qind nga turistë vendas dhe 58.2 për qind nga turistë të huaj.
Në periudhën janar-tetor 2022, krahasuar me të njëjtn periudhë të një viti më parë, numri i netëve është rritur për 22.6 për qind, përkatësisht: tek turistët vendas ka një rritje prej 3.6 për qind, ndërsa tek turistët e huaj rritja është 73.0 për qind.
Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, pesë vendet e huaja nga të cilët ka pasur më shumë turistë në Maqedoninë e Veriut janë nga Turqia, Serbia, Greqia, Gjermania dhe SHBA.
Pjesa më e madhe e turistëve kanë vizituar liqenet dhe vendet përreth, ndërsa më pak kanë qenë në pikat malore turistike. Shkupi ka qenë destinacioni i dytë më atraktiv për turistët.