Në Maqedoninë e Veriut tregu i punës për vitin 2022 karakterizohet nga nivele të ulëta të punësimit dhe me nivele të larta të papunësisë. Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, në vitin 2022 në Maqedoninë e Veriut ka rreth 808.328 popullsi aktive, prej tyre 693.062 janë të punësuar, ndërsa 115.266 janë të papunë. Mosha është gjithashtu një tipar kyç i probabilitetit të punësimit si në shumë vende të tjera, por në Maqedoninë e Veriut të rinjtë janë subjekt i një tranzicioni të dobët dhe të gjatë nga shkollimi në gjetjen e vendit të punës. Futja në tregun e punës e të sapodiplomuarve mbetet shumë e ulët dhe nën mesataren e BE-së.
Shkruan: Puhiza Osmani
Nga të dhënat vjetore të Entit Shtetëror të Statistikave mund të shihet se që nga viti 2010, shkalla e popullsisë aktive në vend ka rënë jashtëzakonisht shumë. Në vitin 2010 fuqia punëtore në Maqedoninë e Veriut numëronte rreth 949 313 persona, ndërsa sa u përket dy viteve të fundit numri i fuqisë aktive sillej rreth 967 733 persona, ku edhe kemi rënie të një shifre prej 159 405 personash. Kjo tregon se vetëm përgjatë vitit të fundit nga Maqedonia e Veriut janë larguar një numër relativisht shumë i madh punëtorësh potencial.
Faktori kryesorë që ka shkaktuar performanca të tilla të dobëta është niveli i ulët i shkallës së punësimit rreth 47,3%, që është shumë prapa mesatares së BE-së. Kjo ndodh dhe si pasoj e asaj që në Maqedoninë e Veriut arritja arsimore, që është një nga parakushtet kryesore për pjesëmarrje në tregun e punës, nuk arrin të gjej vendin e duhur. Edhe pse sot kemi një rritje në sfondin e numrit të të diplomuarve në arsimin terciar, dhe zvogëlim të dallimit midis prirjes së njerëzve me arsim të ulët, atyre të mesëm dhe të lartë, ndodh që këta të rinj të diplomuar nuk arrijnë që të gjejnë vende pune dhe largohen nga vendi.
Pra edhe mosha është gjithashtu një tipar kyç i probabilitetit të punësimit si në shumë vende të tjera, por në Maqedoninë e Veriut të rinjtë janë subjekt i një tranzicioni të dobët dhe të gjatë nga shkolla në punë. Futja në tregun e punës e të sapodiplomuarve mbetet shumë e ulët dhe nën mesataren e BE-së.
Në një analizë të të dhënave të Fondacionit Evropian të Trajnimit në vitin 2020, theksohet se “informaliteti dhe pasiguria prek një pjesë të madhe të punëtorëve të Maqedonisë së Veriut, pothuajse një e pesta punojnë në punësim informal dhe të pambrojtur, një në tre të rinj ka një kontratë pune të përkohshme dhe gratë janë të mbipërfaqësuara në kategorinë e punëtorëve të papaguar të familjes