Sikurse bëhet e ditur, policia serbe e ka ndaluar mëngjesin e sotëm politikanen Rada Trajkoviq dhe nuk po e lejon të hyjë në Kosovë për t’u takuar me ambasadorin amerikan atje.
Trajkoviq ka thënë për Agjencinë Rajonale serbe të lajmeve “JUGpress” se mëngjesin e kësaj të enjteje ishte nisur për në një takim të të caktuar më herët me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, në vendkalimin Merdare, por se policia e kishte ndaluar për disa orë e pa asnjë shpjegim të kalojë në territorin e Kosovës. Ndërkohë,
Kujtojmë se para disa ditësh, kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova në llogarinë e saj në Twitter njoftoi se pas kërcënimeve që ka marrë vetë këto ditë, tani po kërcënohen edhe fëmijët e saj. Paraprakisht, politikania serbe nga Kosova i është drejtuar presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Twitter duke i thënë se ai nuk do ta frikësojë dhe se serbët në Kosovë duhet të heqin qafe kriminelët.
Sulmet kundër Trajkoviqit, njofton kdpolitik.com u intensifikuan pasi ajo pranoi të jetë këshilltare e ministrit Nenad Rashiq të caktuar nga kryeministri Albin Kurti, pas largimit të zyrtarëve të Listës Serbe që dirigjohet nga presidenti Aleksandar Vuçiq.