E mërkurë, 24 Korrik, 2024

AHMETI PRET NJË DELEGACION NGA UKRAINA, MBËSHTET LUFTËN E TYRE PËR LIRI

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur në selinë e partisë, një delegacion funksionarësh e personalitetesh publike nga Ukraina me të cilët ka biseduar për pasojat e agresionit rus dhe mënyrën e vendosjes së paqes, njofton BDI nëpërmjet një kumtese për media, përcjell KDP.

Sipas njoftimit, në kuadër të delegacionit ukrainas kanë qenë Tetjana Shçerbak, zëvendësguvernatore e rajonit të Kievit, Violetta Dvornikova nga Këshilli i qytetit të Irpinit  dhe Trohim Ivanov, zëvendëskryebashkiak i qytetit të Vishgorodit. Në kuadër të delegacionit ka qenë edhe politikani i njohur opozitar nga Serbia dhe luftëtar për të drejtat e njeriut, Nenad Çanak, i cili është nismëtar i këtij karvani, dhe Xhelal Neziri nga Instituti BIRC, si organizator i pritjes së delegacionit në Maqedoninë e Veriut.

Mysafirët nga Ukraina kanë informuar Ahmetin për gjendjen reale në shtetin e tyre, i cili dita-ditës është duke zgjeruar zonat e çliruara. Ata kanë thënë se qëllimi i udhëtimit të tyre në Ballkanin Perëndimor është rrëfimi i së vërtetës për Ukrainën, e cila shpeshherë është shtrembëruar si rezultat i veprimeve toksike të shërbimeve sekrete dhe propagandistike të Rusisë.

“Maqedonia e Veriut është një vend i vogël, por gjithmonë ka për të qenë në mbështetje të kauzës suaj të drejtë. Personalisht, përherë kam përkrahur dhe përkrahë popujt të cilët luftojnë për lirinë e tyreMe Ukrainën, Rusia është perandori, ndërsa pa të është vetëm Rusi, ka thënë tha Ahmeti duke i njohur të pranishmit me përvojat pozitive të Maqedonisë së Veriut.  

Ahmeti i siguroi mysafirët se populli ukrainas në fund do ngadhnjejë, njëjtë sikurse shqiptarët që fituan lirinë e tyre.  

Gjatë bashkëbisedimit është thënë se “më nuk ka probleme të huaja dhe vende të largëta, për shkak se në Ukrainë po zhvillohet luftë mes vlerave evropiane dhe regjimit diktatorial nga Kremlini.

Ndryshe, delegacioni nga Ukraina ishte mysafirtribunës së hapur të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), të titulluar “Rrëfime nga Ukraina”, ku sollën dëshmi për atë se çfarë po ndodhë aktualisht në atdheun e tyre, i cili nga ky fillim vit është në shënjestër të agresionit rus.

TMERRET E LUFTËS SË UKRAINËS RRËFEHEN NË TETOVË

Para qëndrimit në TetovëKarvani për të vërtetën eUkrainës ka qëndruar në Vojvodinë, Bosnjë e Hercegovinë si dhe në Mal të Zi. 

 

Të fundit