E enjte, 18 Korrik, 2024

DREJTËSIA E HARRUAR NË SIRTARET E GJYQSORIT

Hava Mustafa: Për një shetet multietnik siç është Maqedoninë e Veriut sundimi i drejtë i ligjit, dhe zhvillimi i një shoqërie të qëndrueshme, duhet të jenë synime qendrore të vendit. 

Fadil Zendeli: Ajo që na ndodh në organet e jurisprudencës është e pafalshme sepse që tridhjetë vite bisedojmë për këto reforma dhe këto institucione se nuk funksionojnë siç duhet, dhe përskaj ndihmës që institucionet ndërkombëtare na kanë ofruar.

 

Shkruan: Puhiza Osmani

Një realitet fatkeq në Maqedoninë e Veriut është zvarritja e procedurat gjyqësore. Pavarësisht nga njohja e gjerë se “drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”, është bërë shumë pak që t’u sigurohej qytetarëve zgjidhje e proceseve gjyqësore brenda një kohe të arsyeshme. Kjo është evidente për shkak të numrit të madh të ankesave që paraqiten nga ana e qytetarëve. Vonesa e padrejtë e procedurat gjyqësore në vetvete paraqet shkelje të Konventës Evropiane, e cila parashikon se çdokush ka të drejtë për një seancë të drejtë dhe publike brenda një kohe të arsyeshme.

Për të pasur një siguri juridike kërkohet bashkëjetesë paqësore mes qytetarëve, prandaj çështjet e mosmarrëveshjeve të ndryshme duhet të zgjidhen brenda një periudhe kohore të arsyeshme.

Që të arrihet kjo, kërkohet që përdoruesit e gjyakatave të jenë në gjendtje që ta parashikojnë kohën e përfundimit të një procesi gjyqësor. Vonesa e tepërt dhe mungesa e parashikueshmërisë ngjallin ndjenja pafuqie tek qytetarët, dhe gjithashtu implikojnë negativitet për palët e përfshira në procedur, qofshin ata paditës apo të paditur.

Në lidhje me atë se sa rëndësinë ka kjo problematike për zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe anëtarësimin në BE, nga Universiteti i Evropës Juglindore, profesoreshë Hava Mustafa u shpreh se, ndërtimi i një sistemi të gjyqësisë me institucione të pavarura dhe të paanshme që do të sigurojnë realizimin e funksionit të drejtësisë efektive, cilësorë dhe të barabartë në një shoqëri demokratike, sipas saj është një aspekt kyç dhe shumë i rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe një ndër kushtet kryesore për anëtarësimin në BE.

“Respektimi i drejtësisë efektive, të drejtave legjitime dhe vlerave më të larta civilizuese, siguron ruajtjen e paqes në rajon. Për një shetet multietnik siç është Maqedoninë e Veriut sundimi i drejtë i ligjit, dhe zhvillimi i një shoqërie të qëndrueshme, duhet të jenë synime qendrore të vendit. Sipas meje këto elementë që do t’i ndihmonin Maqedonisë së Verit në krijimin e organeve efikase dhe transparente të jurisprudencës, për fat të keq kanë ngelur në hije, kjo është shumë e qartë edhe nga raportet e fundit të paraqitura nga KE. Ky është shkaku që sot gjithmonë e më shumë po gërryhet besimi i qytetarëve ndaj institucioneve tona të drejtësisë”, tha Mustafa.

Mustafa gjithashtu u shpreh se në bazë të së drejtës ndërkombëtare kjo çështje është një shkelje e një detyrimi ndërkombëtar, rregullimi së cilës duhet të jetë në përputhje me atë që kërkohet nga ky detyrim për Maqedoninë e Veriut.

“Maqedonia e Veriut që të jetë në përputhje me atë që kërkohet prej saj për të plotësuar kushtet për integrim, dhe respektimin e të drejtës ndërkombëtare, konsideroj që duhet të vazhdojë punën me një përkushtim më serioz për krijimin e kushteve ligjore por edhe ambientit për një realizim të vërtetë të parimit të përgjegjshmërisë nga ana e autoriteteve gjyqësore, për punën e tyre, dhe duke shfaqur transparencë, dhe premisa antikorruptive, njëherit dhe rivendosjen e besimit në institucione, duke siguruar sigurinë ligjore dhe qasjen në drejtësi të paanshme dhe cilësore për qytetarët, pa standarde të dyfishta”, tha Mustafa.

Në një intervistë ekskluzive për KDP-n, deputeti i Lëvizjes Besa Fadil Zendeli u shpreh se kemi probleme serioze në aspektin institucional, sa u përket organeve të drejtësisë, ku vërehen afera të njëpasnjëshme.

“Organet e jurisprudencës janë organe kyçe në funksionimin e drejtë të institucioneve, dhe në funksionimin e mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve. Këto organe nuk funksionojnë siç duhet, ato prishin ekulibrat institucional duke pasur motiv më tepër për korrupsion, dhe për krim të organizuar. Ajo që na ndodh në organet e jurisprudencës është e pafalshme sepse që tridhjetë vite bisedojmë për këto reforma dhe këto institucione se nuk funksionojnë siç duhet, dhe përskaj ndihmës që institucionet ndërkombëtare na kanë ofruar ne vazhdojmë me politizimin e këtyre institucioneve, dhe me keqpërdorimin e tyre nga ana e pushteti. Këto afera vijë nga puna e ndikimit që pushteti bën, dhe lëndët të cilat janë brenda prokurorisë dhe organeve të jurisprudencës dhe funksionarëve të lartë të pushtetit dhe mënyra se si ato mbulohen dhe mbyllen në syrtare të ndryshme dhe nuk e shohin më dritën”, tha Zendeli.

Të fundit