E premte, 19 Prill, 2024

TIRANË: SALI BERISHA GODITET ME GRUSHT, SULMUESI KAPET

Një person, i identifikuar me emrin Gerti Shehu, ka sulmuar papritur ish- kryeministrin Sali Berisha, ndërsa kishte dalë nga selia e partisë dhe po ecte, së bashku me ish-presidentin Ilir Meta, drejtuesin e Partisë së Lirisë, drejt bulevardit qendror të Tiranës, ku po organizohet një protestë kundër kryeministrit Edi Rama. Berisha pas kësaj ka deklaruar se “31-vjeçari është përdorur dhe se e nxorri si person me probleme mendore duke dashur të paraqesë veten dorëjashtë, tregoi se është duar brenda”.

Zëri i Amerikës raporton se agresori i është afruar dhe ka goditur me grusht në fytyrë: “Goditja duket se ishte e fortë, dhe zoti Berisha u lëkund pas duke humbur ekuilibrin, ndërsa Shehu u bllokua menjëherë nga rojet e ish kryeministrit dhe përkrahësit e tjerë të opozitës që gjendeshin aty, të cilët reaguan në mënyrë të dhunshme ndaj tij. Më pas ai u mor nga forcat e policisë.

Mbeten ende të paqarta motivet e sulmit ndaj zotit Berisha, i cili pak minuta pas goditjes u ngrit dhe vijoi të ecte, ndonëse në fytyrën e tij ishin të dukshme shenjat e goditjes dhe pjesë të përgjakura në anën e djathtë të faqes.
Zoti Berisha u ngjit më pas për të përshëndetur manifestuesit, nga podiumi lëvizës i improvizuar në urën e bulevardit qendror, aty ku policia ka vendosur barriera hekuri, jesë e perimetrit të sigurisë, të ngritur për të garantuar mbarëvajtjen e takimit të nivelit të lartë BE- Ballkani Perëndimor, i cili ka nisur sot paradite.

Protesta e opozitës, siç kanë njoftuar më herët drejtuesit e saj, synon të dëshmojë përpara udhëheqësve evropiane, se në Shqipëri “vlerat evropiane dhe demokratike, janë të kërcënuara nga kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij”, – njofton Zëri i Amerikës.

Reagimi i ish-Presidentit Berisha

Në një prononcim lidhur me këtë incident, Sali Berisha ka deklaruar se i riu Gerti Shehu që e goditi me grusht është agjent i policisë kriminale. Sipas tij, “31-vjeçari është përdorur dhe se e nxorri si person me probleme mendore duke dashur të paraqesë veten dorëjashtë, tregoi se është duar brenda.”:“Siç u pa ishte një akt agresiv kriminal i një personi që plotëson çdo kusht për të qenë i përdorur por ajo që është më flagrante është personi është agjent i policisë kriminale. Gerti Shehu është agjent i policisë kriminale.Problem me disa çrregullime por fakti që zyra e Fugës shpërndau me urgjencë këtë dokument shëndetësor për të dëshmon se Fakti që zyra e tij e kishte gati shkresën për tua dhënë gazetarëve, e dini që në raste të tilla këto persona përdoren. Ju e dini një person normal nuk lejon të keqpërdor, Rama duke dashur të paraqesë veten dorëjashtë, tregoi se është duarbrenda.”- transmeton panorama.al deklaratën e ish-kryeministrit dhe ish-President, Sali Berisha.

Të fundit