E premte, 19 Korrik, 2024

SULMI FIZIK NDAJ BERISHËS, REAGON KRYEMINISTRI RAMA

Në lidhje me sulmin fizik ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar edhe vetë Kryeministri Rama.

Me anë të një njoftimi të shpërndarë për mediat, thuhet se kreu i qeverisë dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit.Edi Rama

Delegacioni i BE

Delegacioni i Bashkimit Evropian ka reaguar në lidhje me incidentin e sotëm, kur kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u sulmua fizikisht nga një i ri, i cili u neutralizua dhe më pas u shoqërua në ambientet e policisë.

Sipas reagimit të delegacionit të BE, ata dënojnë me forcë këtë sulm gjatë protestës, ndërsa kanë kërkuar hetim të plotë të ngjarjes.

“Dënojmë me forcë sulmin fizik që ndodhi sot gjatë protestës në Tiranë dhe presim që incidenti të hetohet plotësisht. Çdo sulm ndaj demonstruesve paqësorë, që ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike të grumbullimit, dhe lirisë së shprehjes është i papranueshëm.

Të fundit