E mërkurë, 24 Korrik, 2024

GAZETARËT NUK JANË THES BOKSI

Javën që shkoi dy zyrtarë u bënë të famshëm me sjellje të pahijshme dhe me kërcënime ndaj punonjësve të medias për shkak se nuk u pëlqente puna e kolegëve gazetarë. Por, ata janë vetëm një rast në një sërë rastesh. Gazetarët, për fat të keq, janë mësuar me këtë sjellje, por asnjëherë nuk pushuan t’ua tregojnë vendin zyrtarëve, të cilët kanë harruar përgjegjësitë e tyre.

Shkruan: Katerina Topallova

“Personi që kryen një funksion të rëndësishëm, të përgjegjshëm shoqëror, ai që është në një pozitë të lartë në një organizitatë shoqëror, parti politike etj.” Ky është definimi për nicionin zyrtar.

Ky përkufizim përfshin përgjegjësi jo vetëm në punë, por edhe në sjelljen e këtij personi. Përgjegjësia për llogari në punën e kryer, pyetjet e mundshme gazetareske për keqpërdorime, dyshime apo mënyrë të punës.

Ky definim kërkon që personi që ka pranuar të kryejë detyrën zyrtare të lërë mënjanë egon e tij, të ketë detyrimin të jetë i sjellshëm, i durueshëm dhe i moderuar, të përgjigjet me saktësi dhe në kohë për të informuar publikun për qëllimin dhe punën.

Fatkeqësisht, gjithnjë e më shpesh ndodh që zyrtarët e sapoemëruar nuk mund të mbajnë barrën e pozitës që e kanë marrë. Ata besojnë se pozicioni u jep forcë dhe fuqi për të qenë mbi përgjegjësitë e tyre, për të vepruar në mënyrë arbitrare dhe për të mos pasur durim për kureshtjen gazetareske.

Shembulli i dy zyrtarëve që guxuan në mënyrë të pahijshme të nënçmojnë, shajnë dhe kërcënojnë gazetarët është vetëm një pjesë e serisë së figurave që qëndruan përkohësisht në poste zyrtare dhe u bënë me emër për karakterin e tyre të keq.

Të nderuar, profesioni i gazetarisë është një hallkë e rëndësishme e shoqërisë, sado të ulëta të jenë standardet e saj! Nuk duhet të injorohet apo nënçmohet sepse secili që e ka bërë këtë nuk ka përfunduar ndonjëherë fitues. Sepse gazetarët janë fytyra e publikut, dhe publiku të jep mundësinë të jesh në pozicionin që je! Gazetarët duhet të bëjnë punën e tyre, jetojnë prej saj, duhet të pyesin sepse kjo është puna dhe detyra e tyre, sado që nuk ju pëlqejnë pyetjet.

Ka rregulla dhe nëse mendoni se gazetari i ka shkelur, kontaktoni shoqatat, sindikatat, këshillin e etikës dhe madje edhe gjykatat. Ka instanca që ndëshkojnë dhe orinetojnë, por në këtë rast sigurisht që nuk jeni ju!

Sharjet ose mos dhashtë Zoti  goditja e gazetarit, do të thotë goditje për të gjithë punonjësit e medias, për mbarë publikun! Ai grusht dhe ajo sharje kthehet si bumerang. Sepse do të thotë që ju nuk e kuptuat përgjegjësinë dhe detyrën , keni shkelur një pjesë të rregullave që keni marrë përsipër të respektoni kur jeni ngjitur në atë pozicion.

Gazetarët nuk janë thes boksi!

Të fundit