E hënë, 21 Prill, 2025

ANALIZË: SA JANË TË MJAFTUESHME INVESTIMET NË SHKENCË?

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Turqia zë vendin e parë me shpenzim të 1.1% të PBB në shkencë, e pasuar nga Serbia me 0.9%, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me nga 0.4% dhe Bosnja e Hercegovina me 0.2%. Nga ana tjetër, BE-ja shpenzon 2.3% të PBB të saj për shkencë dhe hulumtime.  

Shkruan: Enis Shaqiri

Vendet e zhvilluara dallohen për shkallën e lartë të investimit në shkencë. Lista e vendeve që më shumë shpenzojnë për shkencë kryesohet nga SHBA, e pasuar nga Kina, Japonia, Gjermania, Korea e Veriut….

RMV ME BUXHET VJETOR PREJ VETËM 3.5 MLIONË EURO PËR SHKENCË

Sa investohet për kërkime shkencore­ në Republikën e Maqedonisë së Veriut? A inkurajon MASH iniciativën deri tek institutet hulumtuese për hulumtime shkencore? Si dhe a ka interesim nga ana e instituteve hulumtuese për kërkime shkencore?

Në një prononcim për KDPolitik.com, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, thotë se buxheti shtetëror për hulumtim në krahasim me vitin paraprak është dyfishuar nga 80,5 milionë denarë218 milionë denarë.

Gjatë viteve të fundit, Qeveria dëshmoi nivel të lartë ndaj përmirësimit të ekosistemit kombëtar për hulumtime shkencore dhe inovacione. Një shumë e konsiderueshme e buxhetit kombëtar është ndarë për të inkurajuar kërkimin dhe inovacionin. Buxheti shtetëror për hulumtim në krahasim me vitin paraprak është dyfishuar edhe atë nga 80,5 milionë denarë që ishte në vitin 2021,  në 218 milionë denarë në vitin 2020. Ndarja më e madhe është përqëndruar ndaj financimit të projekteve kërkimore-shkencore për mbështetjen e infrastrukturës kërkimore në akademitë  si dhe në institucionet publike kërkimore”, thonë në një përgjigje me shkrim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

MASH thotë në muajin gusht të viti 2021 u shpallën dy konkurse, me të vetmin qëllim siç thonë ata, investime sa më të madhë në infrastrukturën kërkimore- shkencore.

“Me qëllim të investimit sa më të madhë në infrastrukturën kërkimore – shkencore , Ministria e Arsimit dhe Shkencës në muajin  gusht të  viti 2021 shpalli dy konkurse :
– Konkurs për financimin e projekteve kërkimore-shkencore me interes të veçantë dhe publik për vitin 2021 (mbështetje  për zhvillimin e resurseve laboratorike)
– Konkurs për ndarjen e mjeteve për financimin e projekteve kërkimore-shkencore të Institucioneve Shkencore Publike
,” thonë nga MASH.

Nga shuma e përgjithshme në kuadër të kërkimeve shkencore, MASH financon 3,6 milionë euro. Sipas konkursit për ndarjen e mjeteve për financim janë miratuar 7 projekte, gjegjësishtë  nga një projekt për çdo institucion shkencor, me vlerë të përgjithshme prej 19 milionë denarë ose 304,500 euro.

Në përputhje me Konkursin për financimin e projekteve kërkimore-shkencore me interes të veçantë dhe publik për vitin 2021 (mbështetje për zhvillimin e resurseve laboratorike), janë miratuar për financim 44 projekte kërkimore-shkencore me kohëzgjatje prej 2 vitesh dhe në vlerë të përgjithshme prej 317,8 milionë denarë, ose 5,1 milionë euro. Ministria e Arsimit dhe Shkencës bashkëfinancon 224 milionë denarë ose 3,6 milionë euro nga shuma e përgjithshme.  Sipas Konkursit për ndarjen e mjeteve për financimin e projekteve kërkimore-shkencore të Institucioneve Publike Shkencore, për financim janë miratuar  7 projekte, nga një projekt  për çdo institucion shkencor, me vlerë të përgjithshme prej 19 milionë denarë ose 304,500 euro”.

Sipas MASH, egziston interesim i madh nga ana e hulumtuesve për kërkime shkencore. “Ekziston interesim i  madh nga ana e hulumtuesve  për kërkime shkencore sepse në konkurset e lartpërmendura kanë aplikuar gjithsej 79 hulumtues me propozime të parashtruara  për projekte kërkimore-shkencore. Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Shkencës vatzhdimisht inkurajon publikimin e punimeve shkencore në revista ndërkombëtare me impakt faktor  me mbështetje financiare për të njëjtat si dhe në mënyrë permanente inkurajon hulumtuesit , mësimdhënësit  dhe bashkëpunëtorë e institucioneve të arsimit të lartë dhe institutet shkencore duke siguruar mjete për pjesëmarrje në konferencat shkencore ndërkombëtare jashtë vendit dhe në takime shkencore në vend.

Sipas tyre, në konkurset e shpallura në vitin 2021 janë paraqitur gjithsej 374 hulumtues prej të cilëve 333 janë pranuar për financim. Ndërsa në vitin 2022, janë paraqitur 392 hulumtues, ndërsa në takimet e mbajtura shkencore muajt e fundit janë paraqitur edhe 19 institucione shkencore.

“Në Konkursin për ndarjen e mjeteve të një hershme financiare për publikimin e punimit kërkimor-shkencor në revistë shkencore ndërkombëtare me faktor ndikimi (impakt faktor) në vitin 2021 janë paraqitur gjithsej 374 hulumtues prej të cilëve 333 janë pranuar për financim. Në Konkursin e shpallur në vitin 2022 janë paraqitur 392 hulumtues.”

“Në Konkursin për ndarjen e mjeteve për financimin e materialeve shpenzuese dhe shërbimeve, për botimin e përmbledhjeve të punimeve nga takimet e mbajtura shkencore në vitin 2022 janë paraqitur 19 institucione shkencore”

“Në Konkursin për ndarjen e mjeteve për financimin për pjesëmarrjen e hulumtuesve vendor në takimet shkoncore ndrkombëtare janë paraqitur 60 hulumtues,” deklaron për KDP, Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

BE PËR ÇDO VIT SHPENZON MBI 300 MILIARDË EURO PËR SHKENCË

Sipas statistikave të EUROSTAT, në vitin 2020, Shtetet Anëtare të BE-së shpenzuan rreth 311 miliardë euro për kërkime dhe zhvillim, që nënkupton një rënie prej 1 miliard euro krahasuar me vitin 2019 (312 miliardë euro). Intensiteti i kërkimeve dhe zhvillimit si përqindje e PBB-së, ishte  2.3% në 2020, krahasuar me 2.2% në 2019. Megjithatë, kjo rritje e vogël është për shkak të një rënie të PBB-së si rezultat i pandemisë COVID-19.

Intensiteti më i lartë i kërkimeve dhe zhvillimit me 3.5% të PBB-së është regjistruar në Belgjikë dhe Suedi, e ndjekur nga Austria (3.2%) dhe Gjermania (3.1%).

Ndërkaq, të dhënat e shpenzimet totale të SHBA-së për kërkim dhe zhvillim kaluan 3% të ekonomisë amerikane, e matur nga Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), për herë të parë ndonjëherë në 2019. Të dhënat treguan se Kërkimi dhe Zhvillimi i SHBA-së qëndroi në 3.07% të PBB-së në 2019, ndërsa në vitin 2020 vlerësohet të jetë 3.39%

Sipas bankës botërore Israeli shpenzonë pjesën më të madhe të PBB-së për aktivitete në drejtim të kërkimeve shkencore. Në vitin 2018, Izraeli shpenzoi 4.95% të PBB-së për Kërkim dhe Zhvillim, në vitin 2019 – 5.14% të PBB-së, ndërsa në vitin 2020 – 5.44%.

Ballkanin Perëndimor, Shqipëria akordoi 0.4% të PBB-së për kërkimin dhe zhvillimin për vitin 2021, ndërkohë që alokimet totale në Bosnje e Hercegovinë mbeten nën 0.3% të PBB-së.

Në Kosovë shpenzimet publike të kërkimit dhe zhvillimit arrijnë në vetëm 0.01% të PBB-së, pavarësisht objektivit prej 0.7% të mandatuar me ligj.

Statistikat më të fundit të disponueshme në Malin e Zi nga viti 2019 treguan se financimi i kërkimit dhe zhvillimit (R&D) ishte 0,36% e PBB-së në 2019 (0,50% në 2018), me një peshë investimi prej 0,12% të siguruar nga sektori privat.

Në Serbi në vitin 2020 alokimet totale të vlerësuara ishin 0,89  të PBB-së.

VELI KRECI: MUNGESA E STRATEGJISË PËR ZHVILLIMIN E SHKENCËS

Veli Kreci, Drejtor i Institutit Max van der Stoel, në një prononcim për KDP, thotë se sistemi hulumtues i Maqedonisë së Veriut karakterizohet nga mungesa e një strategjie për zhvillimin e shkencës dhe hulumtimit, dhe se për kërkime shkencore dhe zhvillim teknologjik, nevojitet të hartohen plane konkrete  për veprim dhe zbatimin e masave dhe aktiviteteve për të siguruar zhvillimin e mëtejshëm të kërkimeve shkencore.

Ai mes tjerash thekson se instituti hulumtues i UEJL-ës është i fokusuar në fushat ndërdisiplinore të shkencave sociale dhe teknologjive të informacionit dhe komunikimit, ndërsa për infrastrukturë hulumtuese, UEJL numëron tre laboratorë kryesorë të organizuar brenda Institutit.

Instituti Max van der Stoel është një institut shkencor brenda Universitetit të Europës Juglindore. Ndërkaq sa i përket infrastrukturës hulumtuese, numëron tre laboratorë kryesorë të organizuar brenda Institutit Max van der Stoel: Laboratori për Sistemet e Shpërndara dhe Grupi i Shkencës së të Dhënave (GSHDH), Laboratori për Grupin e Mjedisit dhe Shëndetit (GMSH) dhe Laboratori i Realitetit Virtual dhe i Shtuar, si dhe robotika e avancuar,” thekson Kreci.

Sistemi informativ për aktivitetet hulumtuese në Maqedoninë e Veriut menaxhohet nga Biblioteka Kombëtare “Shën Klementi” i Ohrit, e cila gjithashtu funksionon si qendër kombëtare E-CRIS. Në sistemin informativ E-CRIS të Maqedonisë së Veriut, aktualisht ekzistojnë 3658 studiues dhe 192 organizata hulumtuese.

Institucionet nga Maqedonia e Veriut kanë marrë pjesë në 18 projekte ndërkombëtare.

Korniza ligjore për aktivitetet hulumtuese në RMV është përcaktuar me Ligjin e Veprimtarisë Shkencore dhe Hulumtuese. Ky ligj rregullon parimet, qëllimet, veprimtarinë shkencore dhe hulumtuese, subjektet e veprimtarisë shkencore dhe hulumtuese dhe mënyrën e financimit të veprimtarive shkencore dhe hulumtuese.

Të fundit