Anketa e Ambasadës “Megjashi” me rezultate të frikshme – 42.5% e fëmijëve kanë qenë të dhunuar në shkolla. Ekspertët thonë se problemi qëndron te mosfunksionimi i trekëndëshit edukativ i cili, përveç nxënësit, përfshin familjen dhe shkollën.
Shkruan: Gentuar Ismaili
Siguria publike nëpër shkolla është njëra prej preokupimeve të prindërve në mbarë vendin, e posaçërisht në kryeqytet. Shqetësuese ishin të dhënat e anketës së fundit të Ambasadës për Fëmijë “Megjashi”, ku del rreth 42.5% e nxënësve nëpër shkollat fillore janë deklaruar se kanë qenë të dhunuar.
Ekspertët thonë se problemin e shohin tek mosfunksionimi i trekëndëshit pedagogjik “mësues, nxënës, prindër”. Psikologu Rijad Fetahi ka shprehet se ndër masat për ta mënjanuar këtë fenomen është bashkëpunime mes prindërve dhe mësueseve.
“Hapat e përhapjes së këtij fenomeni janë të ndryshëm, duke filluar nga mos arsimimi, edukimi i mirëfilltë, vendi ku jetojnë, kulturat familjare, kushtet sociale e shumë tjera. Masa parandaluese janë: fillimi i vetëdijesimit të prindërve, njoftimi me pasojat që mund të i shkaktoj dhuna, funksionimi i trekëndëshit prind-arsimtar-nxënës, njoftimi i autoriteteve sociale për dhunën që paraqitet në shkollë dhe në familje. Porosia ime do të ishte që këto të bisedojnë me psikologun e shkollës për masat preventime ose edukative që mund ti marrin si nxënës për t’u përmirësuar si nxënës, pastaj nëse shkaktohet dhunë t’a njoftojnë të njëjtin”, u shpreh psikologu Fetaji.
Ndërkaq, profesori Mustafa Alili e ka vënë në dyshim saktësinë e këtij hulumtimi. Ndërsa ai poashtu pajtohet me parafolësin se masa e vetme që mund të ndërmerret është zbatimi i trekëndëshit “mësues, nxënës, prind”.
“Shkaqet se pse ndodh kjo te një numër i vogël i fëmijëve është: Komunikimi i ulët në familje rreth problemeve që i tangojnë fëmijët e tyre konkretisht rreth dhunës dhe mos informimi në kohë i prindërve nga fëmijët e tyre. Mosfunksionimi i trekëndshit pedagogjik ‘Mësues, prind, nxënës’ dhe mosqasja e duhur e prindërve rreth këtyre problemeve. Shoqërimi i fëmijvëve apo socializimi i tyre, marrje me aktivitete të ndryshme të nxënësve jashtë hapësirave të shkollës ku do mund të largojnë energjinë negative. Videot e ndryshme në rrjetet sociale, në moshë të re, muzika e çuditshme që dëgjojnë në moshë shumë të vogël etj ndikojnë negativisht tek fëmijët Masat parandaluese janë : komunikimi i rregullt në familje me prindërit e tyre së paku 2 orë në javë rreth dhunës, komunikimi rreth prindërve dhe nxënësve në rast të ndonjë rasti, nëse ndodh dhunë në shkollë qoft nga shokët ose mësuesit”, u shpreh profesori Alili.
Përndryshe, kjo anketë është realizuar në shtator-tetor 2022, me rastin e 19 Nëntorit, Ditës Botërore të parandalimit të abuzimit të fëmijëve dhe të rinjëve. Si formë më të zakonshme të dhunës e njohin dhunën verbale 25.7% e nxënësve, dhuna sociale, përjashtimi nga grupi dhe thashetheme 24.8%.
Të anketuarit kanë deklaruar se nuk ka dallime gjinore, sa i përket viktimave të dhunës, pra edhe djemtë edhe vajzat janë preh e dhunës, rreth 54%.
Vetëm 25.7 % e nxënësve kanë dekraruar se kanë raportuar dhunë, ndwrsa 15% nuk kanë dashur të përgjigjen, qw sipas “Megjashit”, ndoshta kanë qenë pjesë e dhunës, por nuk ndjehen të sigurtë për ta raportuar.
Vetëm 33.6%, thonë se shërbimet përgjegjëse nw shkollën e tyre reagojnë në mënyrë adekuate dhe në kohë ndaj rasteve të dhunës, ndërsa 27.4% kanë dekraruar se nuk janë të njoftuar se sherbimet përgjegjëse si reagojnë, ose nuk reagojnw fare 11.5%.