E diel, 27 Prill, 2025

TRAGJEDIA “BESA TRANS”, EDHE PAS NJË VITI S’KA EPILOG

Rasti tragjik aksidentit fatal në autostradën e Strumës në Bullgari, ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe 7 u lënduan, nuk ka epilog as pas një viti, raporton  KDPOLITIK.COM.

Familjet e viktimave ende kërkojnë përgjigje se si ka ndodhur aksidenti dhe përgjegjësi për këtëtragjedi.

“Kaloi një vit nga tragjedia më e rendë që perjetuam si familje dhe dhimbja nuk shuhet akoma! Asnjë pergjegjesi nga kompetentët, asnjë doreheqje, asnje procedurë të mirëfilltë ligjore.
Ministria e Punëve të Brendshme!
Ministria e Transportit!
Dogana!
Edhe pse nuk kthehen familjarët tanë…”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook Fati Iseni, profesor universitar dhe familjar i viktimave nga Studeniçani i Shkupit.

Prokuroria e Sofjes ka dalë me përgjigje se faji qëndron tek shoferi i autobusit, i cili lëvizte me shpejtësi të tepruar dhe të papërshtatshme.

Avokati Nikolai Dimitrov, i cili është përfaqësues ligjor nga Bullgaria i disa familjeve të prekura nga tragjedia, thotë se hetimet në prokurorinë bullgare ende nuk kanë përfunduar dhe procedura për dëmshpërblim nuk ka filluar. Ai thotë se nuk duhet të anashkalohen mangësitë e rrugës.

Hetimi në Maqedoninë e Veriut tash kalon në duart e Prokurorit të ri për ndjekjen e krimit të organizuar, Islam Abazi. Pararendësi i tij, Vilma Ruskovska dha disa detaje para se të përfundojë mandatin.

“Në njërin prej autobusëve që po kthehej nga ekskursioni fatal nga Stambolli ndodhej Bekim Haxhiu, pronari i Besa Trans. Fëmijët e tij ishin në autobusin e katërt. Por të katër autobusët nuk lëvizën në një kolonë, por u ndanë në mënyrë që të mos e shohin aksidentin. Autobusi i tretë ku ra zjarri i tmerrshëm ishte praktikisht pas të tjerëve.”, ka thënë ajo për televizionin Telma.

“Nuk kishte kolonë, sepse autobusët nga një vend tjetër nga Stambolli po ktheheshin për në Shkup. Në varësi të dëshirës së pasagjerëve, disa donin të shkonin në një qendër tregtare, të tjerët në një tjetër, për shembull dy autobusë, përfshirë atë të djegur, u larguan nga parkingu sepse ata pasagjerë nuk donin të shkonin në dyqane dhe për këtë arsye nuk u larguan si kolonë“, ka thënë Ruskovska.

Haxhiu në fakt ishte shoferi i dytë në njërin prej autobusëve. Ai ka thënë se në autobusë nuk janë transportuar lëndë të ndezshme.

“Ai ishte dukshëm i mërzitur dhe i tronditur. E pyeta nëse mbanin kosha karburanti rezervë. Ai tha se nuk ka mundësi të ketë ndodhur. Kjo ishte një bisedë joformale. Nëse ndoshta rastësisht ndonjë pasagjer ka blerë mjete piroteknike, se po afron Viti i Ri, sërish përgjigjja e tij ishte JO e vendosur”, ka thënë Ruskovska.

Prokurorja Ruskovska, bazuar në informacionin e prokurorit dhe kryehetuesit bullgar, i cilësoi si të pasakta spekulimet e tabloidëve bullgarë se në autobus ka pasur edhe materiale për prodhimin e heroinës që digjet shpejt.

E pyetur se si ishte e mundur që autobusi të digjej kaq shpejt, prokurorja Vilma Ruskoska, ish-shefe e departamentit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka thënë se bazuar në informacionet e hetuesve bullgarë, disa hetime zgjasin më shumë.

 

Të fundit