E diel, 27 Prill, 2025

LIGJI PËR FYERJE DHE SHPIFJE I FAVORSHËM PËR GAZETARËT, ULJE DRASTIKE E GJOBAVE

Drejtori ekzekutiv i SHGM-së, Dragan Sekulovski në një prononcim për KDP thotë se versioni i ri është më i favorshëm për punonjësit e medias pasi kufiri për dëmin jomaterial është më i ulët dhe gjithashtu përfshihen në ligj edhe informacionet online që mund të kenë përmbajtje shpifëse. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, ligji i miratuar është një nga ligjet më liberale në Europë, aspekti kyç i të cilit është ulja drastike e gjobave për punonjësit e medias për dëmin e shkaktuar nga fyerja apo shpifja.

Shkruan: Eljesa Dervishi

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut njëzëri ka miratuar Ligjin për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje, i cili garanton lirinë e shprehjes.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, ligji i miratuar është një nga ligjet më liberale në Europë, aspekti kyç i të cilit është ulja drastike e gjobave për punonjësit e medias për dëmin e shkaktuar nga fyerja apo shpifja.

Ligji parashikon që para se të ngrihet padi për kompensim dëmi, duhet kërkuar falje dhe tërheqje publike e deklaratës ose përmbajtjes për personin fizik ose juridik që është dëmtuar nga fyerja ose shpifja dhe të merren masa për zbutjen e pasojave të dëmshme, si dhe të drejtën për t’iu përgjigjur kundërshtimit, përgjigjes dhe korrigjimit. Një aspekt kyç i ligjit është ulja drastike e masës së gjobave për punonjësit e medias për dëmin e shkaktuar nga fyerja apo shpifja.

Drejtori ekzekutiv i SHGM-së, Dragan Sekulovski në një prononcim për KDP thotë se, ne kemi qenë aktivisht të angazhuar në procesin e ri-hartimit të ligjit civil për shpifje dhe fyerje në vitin 2020 dhe 2021 së bashku me Akademinë e Shkencës dhe Artit të Maqedonisë, Ministrinë dhe Drejtësisë dhe ekspertë të jashtëm të ofruar nga UNOPS.

“Ne kemi qenë aktivisht të angazhuar në procesin e ri-hartimit të ligjit civil për shpifje dhe fyerje në vitin 2020 dhe 2021 së bashku me Akademinë e Shkencës dhe Artit të Maqedonisë, Ministrinë e Drejtësisë dhe ekspertë të jashtëm të ofruar nga UNOPS. Teksti përfundimtar është dorëzuar në Kuvend nga Ministria e Drejtësisë në korrik 2021 dhe aktualisht është ende në procedurë parlamentare. Versioni i ri është më i favorshëm për punonjësit e medias pasi kufiri për dëmin jomaterial është më i ulët dhe gjithashtu parashikohen informacione online që mund të kenë përmbajtje shpifëse”, thekson Sekulovski,

Të fundit