E premte, 13 Qershor, 2025

TAHIRI: INTERESIMI GJERMAN PËR GJUHËN SHQIPE KA NJË RËNDËSI TË VEÇANTË

Shkruan: ELJESA DERVISHI

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve –  Shkup në ditën e katërt të edicionit “Ditët e Alfabetit” u fokusua te dy studiues gjermanë Maksimilijan Lambertzi dhe Johan Von Han.

Në emër të ITShKSh-së, të pranishmit i përshëndeti sekretari shkencor i institutuit, Sefer Tahiri i cili tha “Gjuha Shqipe, me dialektet dhe të folmet e shumta të saj, të shkruarit, përdorimi dhe kultivimi i saj, së bashku me interferencat me gjuhë tjera ballkanike por jo vetëm, është studiuar në vazhdimësi nga studiues të ndyshëm të hapësirës akademike shqiptare, por kjo gjuhë, për shkak të lashtësisë së saj, por edhe për shkak se i përket popullit që në Ballkan gjithmonë ka qenë me peshë, asnjëherë nuk i është shmangur optikës shkencore evropiane dhe amerikane, ndërsa në këtë drejtim veçohen studimet gjermane”.

“Interesimi i shkencëtarëve gjermanë ka rëndësi për shqiptarët edhe në aspektin gjeopolitik dhe përdëftimin se shqiptarët i takojnë edhe identitetit evropian. Meqë në fushën gjeopolitike rastësia nuk ekziston, ky interesim shkencor, është pasuar me angazhimin e kombece mike të shqiptarëce, jo vetëm në shetet-ndërtimin e Shqipërisë në vitin 1912, por edhe në arritjen e pavarsisë së Kosovës si shtet dhe në avancimin e statusit të shqiptarëve e në veçanti të shqipes në Maqedoninë e Veriut”, theksoi Tahiri.

Më pas me kumtesat e tyre u prezantuan studiues si: Anton Nikë Berisha me temën “Maximilian Lambertzi për qarqet letërare shqipe”, Ylber Sela me temën “Hani dhe udhëtimi i tij nëpër viset e Drinit dhe Vardarit”, Mimoza Kore me “Fjalori i J.G.Von Hahn-it dhe mbështetja e albanologëve të tjerë në të”  dhe Emin Azemi me temën “Maximilan Lambertzi në studimet e disaa autorëve shqiptarë”.

Të fundit