E diel, 27 Prill, 2025

GJINEKOLOGËT E PANGOPUR: EDHE NGA FONDI, EDHE NGA SHTATËZËNAT

Këto informacione i kanë konfirmuar edhe nga zyra për shtyp e Ministrisë së Shëndetësisë, por nuk saktësojnë se çfarë masa do të ndërmerren.

Shkruan: Gentuar Ismaili

Gjinekologët amë i detyrojnë të paguajnë pacientët e tyre për kontrolle, edhe përkundër faktit se të njëjtat duhet të jenë pa pagesë.

Dy nga shumë viktimat e tilla, që kanë pranuar të flasin për KDP-në, por që kanë dashur të mbeten anonim, thonë se ky fenomen është bërë normë në të gjitha gjinekologë amë në vend.

Një qytetare është shprehur se për një vit për kontrolle rutinore ka harxhuar 50 euro, kurse për të ndjekur një shtatzëni normale sipas saj, shuma mund të shkoj deri në 150 euro.

“Po, është e vërtetë që çdo kontrolle gjinekologjike paguhet edhe pse e kemi mjek të zgjedhur dhe ligjërisht nuk duhet të paguajmë për kontrollet rutinore si p.sh. me ultrasondë, marrja e briseve, ose përcjellja e shtatzënisë. Ironia bëhet më e madhe kur gratë shtatzëna paguaj çdo kontrolle, kur ligjërisht janë të liruara nga çdo pagesë. Dëmet materiale për një vit mesatarisht janë rreth 50 euro pë kontrolle rutinore, kurse percjellja e një shtatzënie pa komplikime shkon deri ne 150 euro. Institucionet përkatëse  duhet ta marrin seriozisht këtë problem sepse xhepat tonë po zbrazen. Këtë mund ta bëjnë duke kontrolluar ambulantat gjinekologjike”, u shpreh qytetarja.

Të njëjtën gjë e konfirmon edhe qytetarja tjetër.

“Po unë paguaj çdo kontroll gjinekologjike, pavarësisht a janë ato rutinore që çdo grua duhet t’i bëj në çdo 6 muaj, apo një herë në vit, apo janë kontrolla për ndonjë shqetësim eventual. Përderisa paguajmë çdo kontrollë, dëmet materiale janë të kushtueshme. Unë dhe kolegja ime kemi zgjedhur gjinekologë amë të ndryshëm dhe paguajmë shuma të ndryshme p.sh. unë paguaj për një kontrollë 500 denarë, ndërsa ajo paguan 300 denarë”, u shpreh qytetarja anonime.

Këto informacione i kanë konfirmuar edhe nga zyra për shtyp e Ministrisë së Shëndetësisë, por nuk saktësojnë se çfarë masa do të ndërmerren.

Nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor informojnë se në periudhën e kaluar në ISHSHS-së, në disa raste janë paraqitur ankesa nga pacientët, e disa prej tyre edhe përmes Avokatit të Popullit për grumbullimin e mjeteve për shërbimet shëndetësore që janë në përgjegjësi të FSSH-së, u shprehën nga MSH-ja.

Por, këto nuk janë rastet e vetme. Në bisedë edhe me shumë femra të tjera të cilat nuk kanë dashur të deklarohen, e pohojnë të njëjtën. Përderisa paguajmë çdo kontrolle, dëmet materiale janë të kushtueshme.

Përndryshe, gjatë muajve të fundit ka pasur një sërë skandalesh në sektorin e shëndetësisë, që nga dalja në publik e rastit të ashtuquajtur “Gjaku i pistë”, keqpërdorimi i detyrave zyrtare të udhëheqësve të klinikave, e deri tek keqpërdorimet me terapitë e të sëmurëve.

Pasurimi i paligjshëm tek ne nuk vetëm dukuri por edhe fenomen. Çdo ditë dëgjojmë se si dalin skandale të ndryshme nëpër sektorë të ndryshëm, edhe atë shpesh herë kjo ndodh nga institucionet shtetërore.

 

 

Të fundit