E premte, 19 Korrik, 2024

“ORA E VENDEVE NË ZHVILLIM”

Indonezia shpëton një samit të G20 që ishte i dënuar të dështonte për shkak të luftës në Ukrainë. Bali tregoi se vendet në zhvillim po kërkoj në më shumë përgjegjësi globale, thotë Alexandra von Nahmen.

“Duhet t’i japim fund luftës.” Presidenti indonezian Joko Widodo hapi samitin duke nënkuptuar agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, duke vendosur tonin për takimin në ishullin Bali. “Nëse lufta nuk përfundon, do të jetë e vështirë të përmbushim përgjegjësinë tonë për brezat e ardhshëm.”

Apeli i tij dukej patetik, por u parapri nga disa muaj përpjekjesh për ndërmjetësim diplomatik në prapaskenë. Widodo udhëtoi në Moskë dhe Kiev. Ai i rezistoi përjashtimit të Rusisë nga grupi i G20 vendeve më të rëndësishme ekonomike – edhe pse kjo ishte pikërisht ajo që shumë në Perëndim po kërkonin me zë të lartë. Indonezia, e cila kishte kryesinë e radhës së G20 deri të mërkurën, donte ta bënte Balin një sukses.

Me mençuri dhe diplomaci – Indonezia si mikpritëse

Është merita e Indonezisë që samiti, ndryshe nga ç’pritej, përfundoi me një deklaratë të përbashkët – një deklaratë ku shprehimisht thuhet  se shumica e anëtarëve të grupit dënojnë luftën e Rusisë. Sipas diplomatëve, mikpritësit e kanë përgatitur mirë takimin dhe e kanë moderuar me shumë mjeshtëri. Pavarësisht nga gjendja e pavolitshme në fillim.

Ekszistonte një frikë se nuk do të arrihej asnjë deklaratë, aq të ngurtësuara ishin frontet. Rusia dhe Kina do t’i bllokonin të gjitha përpjekjet. Shumica e tregjeve në zhvillim do të shmangte çdo kritikë ndaj Kremlinit. G20 – një forum që u shfaq si përgjigje ndaj krizës financiare në Azi në vitet 1990 – do të rezultonte si një format i vjetëruar.

Evropianët flasin për sukses

Fakti që një gjë e tillë nuk ndodhi dëshmohet edhe nga evropianët si sukses i tyre. Në fakt, që nga fillimi i luftës, ata kanë luftuar për të bindur ekonomitë në zhvillim se pushtimi i Rusisë në Ukrainë nuk ishte as i provokuar dhe as i justifikuar. Ata nuk u lodhën duke theksuar se kjo luftë është arsyeja pse ushqimi është bërë i pakët dhe inflacioni dhe çmimet e energjisë po rriten.

Megjithatë, vetëm përpjekjet e evropianëve nuk do të mjaftonin me siguri për të mbyllur radhët në Bali. Sepse gënjeshtrat e Rusisë – Perëndimi dhe sanksionet e tij janë fajtore për gjithçka – janë ende duke u besuar në disa pjesë të botës. Sidomos aty ku Rusia po shfrytëzon dobësinë perëndimore dhe pakënaqësinë antiamerikane për të zgjeruar ndikimin e saj, dhe Vladimir Putin ende shihet si njeriu i fortë.

Bali si skenë për takimin kryesor mes Xi dhe Biden

Deklarata e Balit nuk do të ishte e mundur pa aftësitë negociuese të Indonezisë dhe ambiciet e vendit për të luajtur një rol më të madh ndërkombëtarisht. Indonezia siguroi gjithashtu vendin  për takimin e nivelit të lartë Kinë-SHBA, i cili pati efektin e de-përshkallëzimit dhe ndoshta e zbehu disi mbështetjen e Pekinit për Moskën. Të paktën tani për tani.

Alexandra von Nahmen, drejtuesja e studios së Brukselit ishte në BaliAlexandra von Nahmen, drejtuesja e studios së Brukselit ishte në Bali

Sigurisht, deklarata përfundimtare është një copë letër. Dhe sigurisht, në Bali luanin rol edhe interesat kombëtare të pjesëmarrësve. Indonezia, por edhe ato të Indisë dhe vendeve të tjera në zhvillim që do të udhëheqin G20 në vitet e ardhshme: India do të marrë përsipër në 2023, Brazili në 2024 dhe Afrika e Jugut në 2025. Ata nuk duan që  grupi i të industrializuarve më të rëndësishëm dhe vendeve në zhvillim ta humbasin rëndësinë e fituar. Ata duan të bisedojnë si të barabartëve me kombet industriale..

Gënjeshtrat e Rusisë ende gjejnë terren

Kjo ndoshta nuk do ta pengojë Indinë që të vazhdojë të përfitojë të blejë energji me çmim të favorshëm nga Rusia, ose të blejë armë ruse. Por kancelari gjerman ka të drejtë kur thotë se bota jonë do të bëhet më multipolare në të ardhmen. Nëse kombet e industrializuara duan të mbrojnë rendin e bazuar në vlera, ato duhet të punojnë së bashku me demokracitë e tjera, edhe pse këto mund të mos korrespondojnë me idetë tona në çdo aspekt.

Vendet në zhvillim si Indonezia dhe India treguan në Bali se janë gati për këtë. Duket se janë të gatshme të marrin përsipër më shumë përgjegjësi globale. Dhe kjo ofron gjithashtu shumë mundësi për Veriun Global.

Të fundit