E premte, 19 Korrik, 2024

EURODEPUTETI BILÇIK KRITIKON SERBINË PËR SHKAK TË LEJES PËR “RUSSIA TODAY”

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçik, ka deklaruar se prania e televizionit shtetëror rus “Russia Today” në Serbi është në kundërshtim me përkushtimin e Beogradit për të harmonizuar politikën e tij të jashtme me BE-në.

“Veprat flasin më zëshëm se fjalët. Kthimi triumfues i propagandës ruse në Serbi, në formën e fillimit të transmetimeve të “Russia Today”, është në kundërshtim me përkushtimin e Serbisë që të harmonizojë politikën e saj të jashtme me BE-në. Vendi që është kandidat serioz për anëtarësim në BE nuk duhet të jetë qendër për përhapjen e dezinformatave të Kremlinit”, – transmeton kdpolitik.com njoftimin e medias së pavarur në Beograd që i referohen statusit të eurodeputetit Bilçik në Twitter.

Gazeta ruse “Sputnik” njoftoi të dielën se “Russia  Today” së shpejti do të fillojë punën në gjuhën serbe.

Këshilli i BE-së në muajin mars të këtij viti vendosi të ndërpres përhapjen e mediave shtetërore ruse “Russia Today” dhe “Sputnik” në territorin e gjithë BE-së. Siç raportuan mediat, sanksionet mbulojnë të gjitha mjetet e transmetimit dhe shpërndarjes, siç janë tv kabllovike, satelitore, IPTV, platformat, faqet e internetit dhe aplikacionet, ndërsa u suspenduan  të gjitha licencat, autorizimet dhe marrëveshjet përkatëse për distribuim, – bëri të ditur Këshilli i BE-së.

Brukseli ka vlerësuar vlerësuan se këto dy media janë instrumente të rëndësishme për “nxitjen dhe mbështetjen e agresionit rus” kundër Ukrainës dhe se ato përbëjnë “kërcënim të rëndësishëm dhe të drejtpërdrejtë për rendin publik dhe sigurinë e BE-së”.

Të fundit