Patjetër të mbillet frikë dhe panik, dhe nëse nuk ka se me çka, atëherë me dronët. Ka të drejtë Vuçiqi, po të mos ishte e pikëllueshme, vërtetë do të ishte qesharake. E gjithë ajo rrëfenjë për dronët – se kaherë i kemi vërejtur; se nuk mund të rrëzoheshin menjëherë; ndaj unë firmosa dhe tani mund t’i rrëzojmë.
Shkruan: DEJAN ILIQ*
Në tetor të vitit 2014, një dron fluturoi mbi stadiumin e futbollit të Partizanit (dikur stadiumi i APJ-së). Ndeshja u zhvillua ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë. Gjithë atë ditë qyteti ishte nën rrethim: forca të mëdha policore ishin në rrugë. Mbi qytet patrulluan avionët. E megjithatë, në mbrëmje, përkundër kontrollit të rreptë, mbi fushë u paraqit një dron dhe në dron – flamuri shqiptar.
Mediat ditë të tëra zienin për atë incident. Edhe pse në fakt nuk ndodhi asgjë. Serbinë e sulmoi droni me flamurin shqiptar – kështu u paraqit gjithçka. Në lajmet qëndronte se droni drejtohej nga vëllai i Presidentit (Kryeministrit – sqarim i KDP) të Shqipërisë. Në rrafshin simbolik, fusha e futbollit qëndronte si Kosova, ndërsa droni dhe lecka në të shiheshin si grabitje shqiptare e Kosovës.
Tetë vjet më vonë, dronët sulmuan sërish Serbinë. Dhe, sërish fluturuan avionë luftarakë vendas, dhe përsëri asgjë. Ani, nuk është asgjë, në fund, thuhet në lajme, prapëseprapë u rrëzua një dron. U mor vesh, nuk u rrëzua nga avioni. Nuk do të flasim këtu për mënyrën se si rrëzohen dronët. Ne na intereson fascinomi i këtushëm me dronët. Në mos edhe frika e rrënjosur prej tyre.
Lexuesi mrrolet: Po Rusia në Ukrainë pikërisht po demonstron brutalisht se si dronët mund të shkatërrimtar. Vërtetë, por ata janë disa dronë të tjerë (fjala vjen, iranianë). Këta dronë që fluturojnë mbi Serbi, në krahasim me ata dronët e tjerë, janë vërtet lodra. Për gjithë këtë dhe Vuçiqi edhe thotë – do të qeshin me mua… por a të lejojmë që dikush të spiunojë kazermat, të hyjë në hangarë, të numërojë plumbat, bombat, minat, granatat…
Nuk po qeshim, po habitemi. A është ai presidenti? Mirë, nuk është kështu, kaherë kemi pushuar së habituri. Ja, bie fjala, pse dikush do të rrezikonte të humbasë qoftë edhe fluturake të vogël, një lodër pra, për të numëruar plumbat, bombat, minat… kur Vuçiqi gjithë këtë do ta thotë mirë me zë: “A e dini se ne nuk kemi pasur në resurs 100 zola? Kjo është ajo raketahedhësja e dorës për një përdorim. Sot i kemi dhjetëra mijëra të tilla”.
Me këtë Vuçiqin, lodrat fluturuese të spiunazhit janë tepricë e pastër. Por e gjithë kjo është pak e rëndësishme. Na intereson ajo frika nga dronët, në një ndeshje futbolli apo mbi një kazermë, nuk ka rëndësi. Sepse, në një fjali Vuçiqi thotë dron, e në tjetrën flet për shkatërrimin e gazsjellësit në fund të detit. Dhe pastaj i ndëlidh këto dy gjëra duke thënë se tani edhe ai do të shtiret si naiv.
Do të mund të thuhej – një vistër asociimesh të pakufizuara dhe skajshmërisht të çuditshme. Pjesërisht edhe është kështu. Por, qëllimi prapëseprapë ekziston. Patjetër të mbillet frikë dhe panik, dhe nëse nuk ka se me çka, atëherë me dronët. Ka të drejtë Vuçiqi, po të mos ishte e pikëllueshme, vërtetë do të ishte qesharake. E gjithë ajo rrëfenjë për dronët – se kaherë i kemi vërejtur; se nuk mund të rrëzoheshin menjëherë; ndaj unë firmosa dhe tani mund t’i rrëzojmë.
Përveç se nëse nuk janë drone të NATO-s. Sepse ata dronë respektojnë të gjitha rregullat nga Rezoluta 1244 dhe nga Marrëveshja e Kumanovës. Dhe këtu janë edhe dronët skylark. Ndërsa këta që spiunojnë nuk janë, kështu që dikush mendoi, thotë Vuçiq, se do ta kemi më vështirë të përcaktojmë se të kujt janë. Por ne e dimë se të kujt janë, vetëm se po hiqemi naivë, ashtu siç të tjerët luajnë naivët, sepse ruajna zot nuk e dinë se kush ka shpuar tubacione gazi në fund të detit.
(Këtu duhet bërë një koment të shkurtër në formë pyetjeje – po kush hiqet naiv kur thotë se nuk e di se kush prishi në Savamala?)
Meqë ra fjala, skylarku është një shpend. Sipas zogut quajtën dronin. Ka mundur Vuçiqi të thotë diçka edhe për këtë, kur tashmë i vijnë mendime. Skylarku po fluturon mbi Serbi, fjala vjen, skylarku numëron plumbat, bombat, minat, granatat… në hangarë. Kurse Vuçiqi di gjithçka për skylarkun. Le t’na falë lexuesi – në mendje të shëndoshë.
*Shkrimi është marrë nga: pescanik.net