Perëndimi po ushtron presion mbi Kurtin edhe përmes opozitës. Haradinaj nuk kritikon Listën Serbe, por Kurtin dhe porosit se ata nga Veriu nuk duhet të jenë viktima të politikës së gabuar. Ai ka paralajmëruar se kundër Kurtit do të luftojë me të gjitha mjetet demokratike. Kriza do të zgjidhet ose me kthimin e serbëve ose me rënien e Kurtit.
Shkruan: VOJIN RADOVANOVIQ*
Pas kërcënimeve boshe shumëvjeçare të Listës Serbe, dorës së zgjatur të Aleksandar Vuçiqit në Kosovë, se si do të lbraktisin institucionet kosovare – Rakiq dha dorëheqjen si ministër në Qeverinë e Kurtit, deputetët u tërhoqën nga Kuvendi. Të njëjtën gjë bënë edhe kryetarët e komunave dhe këshilltarët, të ndjekur nga gjyqtarët dhe policët – por vetëm ata nga veriu i Kosovës.
Sepse targat e RKS-së janë ashiqare vetëm problem për serbët në Veri. Ata në jug i kanë pasur shumë përpara kësaj krize. Dhe, nuk pati barrikada, tensione, largim nga institucionet, protesta…
Por targat janë vetëm pretekst për largimin e serbëve të cilët, siç thanë vetë, janë tubuar rreth Listës Serbe dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Shkaku më i thellë i këtij veprimi, që nuk mund të ndodhte pa miratimin e Vuçiqit, është propozimi franko-gjerman për marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Pas samitit të mbajtur së fundmi të Procesit të Berlinit, në të cilin ishte temë edhe ky propozim që emërtohet edhe si “marrëveshja Scholz-Macron”, Bërnabiq tha se Serbia do të përgjigjet me një non-paper, ndërsa Vuçiq caktoi një një seri takimesh, duke anuluar të gjitha vizitat jashtë, me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës, vende që kanë të drejtën e vetos në Kombet e Bashkuara, por edhe me Patriarkun Porfirije dhe Sinodin e Kishës Ortodokse Serbe dhe Dodikun, si dhe mori pjesë në mbledhjen urgjente të Qeverisë.
Të njëjtën ditë, Lista Srpska mbajti një takim me serbët të cilët janë pjesë e gjyqësorit të Kosovës dhe policisë në Veri, e se në të do të merret vendimi për dalje nga institucionet dihej një ditë më herët.
Dhe nga Beogradi mungoi çfarëdo zëri – më herët Vuçiqi “luti” Listën Serbe që të mos dalë nga institucionet, që vetëm do të thotë se edhe ky veprim ka firmën e kryetarit të SNS-së.
Me këtë Vuçiqi, pas një kohe të gjatë, korri një fitore ndaj Kurtit, dhe e gjithë kjo sepse e ndjenë se kryeministri kosovar, i cili deri tani e mbante pozitën e tij në mënyrë shumë të ngurtë, u tërhoq dhe në vend që qysh nga një nëntori të niste konfiskimin e automjeteve të atyre të cilët nuk i kanë riregjistruar, u përcaktua për zbatimin me faza të këtij vendimi.
Ndoshta politikën shtetërore nuk duhet personalizuar kaq shumë, por këtë nuk e bëj unë, por përfaqësuesit e SNS-së, nga aktivisti komunal, deri te ministrat dhe kryeministrja, madje edhe të gjithë oratorët nga tubimi i sotëm në Mitrovicë.
Vendimi i Kurtit përkoi me “përshpejtimin” e rrëfimit për propozimin e lartpërmendur franko-gjerman dhe me këtë dalje nga institucionet ky propozim u kthye automatikisht në errësirën e sirtarit nga i cili nuk e pa as dritën e publikut.
Kjo shihet edhe nga deklaratat e zyrtarëve evropianë, të cilë, sikurse serbët nga portesta në Mitrovicë i thurrin lavde njëzëri Vuçiqit, kërkojnë nga Kurti të formojë Bashkësinë e Komunave Serbe dhe të shtyjë vendimin për riregjistrim. Propozimi Scholz-Macron nuk përmendet.
Dhe, me shumë mundësi nuk do të përmendet derisa serbët të kthehen në institucione. Po kjo nuk mund të bëhet brenda natës, përveç se nëse nuk gjendet ndonjë mënyrë magjike, të cilën, po ashtu, nuk duhet përjashtuar. Nuk është e qartë se kur duhet ta konfirmojë Kuvendi i Kosovës dorëheqjen, kush ka dhënë dorëheqje të parevokueshme e kush vetëm është tërhequr nga funksioni.
Ndërsa Kurti nuk ka fuqi të formojë Bashkësinë e Komunave Serbe, thjesht dikush që përderisa ishte opozitar, mbante një pozicion të fortë të kundërshtimit të marrëveshjes me Serbinë, është në pushtet për shkak të mbështetjes së elektoratit votues të cilit një politikë e tillë i ishte e afërt. janë afër, i ushqeu ata me narrativen “Bashkësia nuk do të kalojë”. Ngjashëm me situatën “Vuçiqi dhe sanksionet”.
Perëndimi po ushtron presion mbi Kurtin edhe përmes opozitës. Haradinaj nuk kritikon Listën Serbe, por Kurtin dhe porosit se ata nga Veriu nuk duhet të jenë viktima të politikës së gabuar. Ai ka paralajmëruar se kundër Kurtit do të luftojë me të gjitha mjetet demokratike.
Kriza do të zgjidhet ose me kthimin e serbëve ose me rënien e Kurtit.
Deri atëherë do të shikojmë lahutën e Listës Serbe, e cila tek serbët-kosovarë punon për homogjenizimin dhe unitetin kombëtar. Edhe iniciativat opozitare “Srpski Opstanak” dhe “Za Zubin Potok” kanë përkrahur paraqitjen e tyre, por me mesazhin se nuk do të lejojnë të mashtrohen.
Çështja është se sa mbështetje dhe ndikim ka kjo opozitë në popull dhe sa do t’i rezistojë vërshimit të narrativave që të gjithë të tubohen rreth Listës dhe Vuçiqit. Vetëm se Mitrovica është një mjedis i vogël dhe kur në të të të etiketojnë si tradhtar, nuk është më e lehtë të kalosh rrugës, sepse gjithmonë mund të të presë, nëse asgjë tjetër, ndonjë pështymje verbale. Ndërsa Beogradi vendosi që lista Srpska të jetë përfaqësuesja ekskluzive e serbëve nga Kosova dhe Metohija.
Spekulohet se është i mundur edhe formimi i Zonës Autonome Serbe të Kosovës Veriore, sipas metodologjisë së viteve nëntëdhjetë gjatë luftërave në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci.
Do të shohim flamujt e Serbisë në Veri të Kosovës dhe mbishkrimet “Kjo është Serbi”, si dhe flamujt shqiptarë në dhunën shumëkombëshe në Veri të Mitrovicës, në Mëhallën e Boshnjakëve.
Do të ringjallen “Brigadat serbe”, do të ketë djegie edhe ndonjë djegie veturash, mbrojtësit e rregullt të Kosovës nga Beogradi me kumtesa nga kolltuqet e sigurta do t’i mbështesin vëllezërit dhe thirrje për njëmendësi të mbështjellur në “unitetin kombëtar”.
Për t’u rikthyer në pozicionin që të negociohet për normalizimin e marrëdhënieve, të shpallen zgjedhje të reja, konkurse të reja për punësim… dhe e gjithë kjo zgjat. Humbet kohë, kriza vazhdon, tensionet rriten dhe mjafton një lëvizje e gabuar e ndonjë qytetari të thjeshtë për konflikt të armatosur.
Nëse nuk ndodh kthimi magjik.
*Shkrimi është botuar në: Danas.rs