E shtunë, 13 Korrik, 2024

ZHVILLIMET NË VERI TË KOSOVËS, KURTI: KJO ËSHTË BETEJA MES VUÇIQIT DHE DAÇIQIT PËR PUSHTET

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të Listës Serbe, që të që të largohet nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe nga komunat në veri të vendit.

Kurti ka ftuar qytetarët serbë të Kosovës ta ruajnë qetësinë, paqen e sigurinë, duke thënë se nuk është kryeminsitër kundër serbëve, por Beogradi është kundër tij.

“Është e qartë se për çfarë bëhet fjalë: presidenti i Serbisë ka gënjyer dhe ka zhgënjyer amerikanët dhe evropianët; ai shumë shpesh takon dhe koordinohet me ambasadorin rus në Beograd. Serbia duke mos qenë vend demokratik po bëhet vegël e Kremlinit. Po ashtu, duket që ish zëdhënësi i partisë së Milosheviqit, tash ministër i jashtëm i Serbisë, është më i pushtetshëm sesa ish ministri i informatave të Milosheviqit, tash presidenti i Serbisë. Kjo është betejë personale e tyre për pushtet, as për qytetarët dhe as për shtet”, ka shkruar ai

Me marrëveshjen e Kumanovës të 9 qershorit 1999, Serbia ka kapitulluar dhe i ka thënë lamtumirë Kosovës. Nuk ka nevojë të humbim kohë e të vazhdojmë të vonohemi edhe në vitin 2022. Duke e përkrahur Milosheviqin dhe Sheshelin para çerek shekulli e keni lënë Kosovën. Duke e përkrahur Putinin e Lavrovin sot, po e lini Evropën”, ka thënë kurti në një positm në Facebook.

Të fundit