E premte, 12 Korrik, 2024

MARKO GJURIQ: QEVERIA NË KOSOVË ËSHTË ANTI-AMERIKANE DHE ANTI-SERBE

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, nëpërmjet një postimi në Twitter, ka akuzuar qeverinë e Albin Kurtit si anti-amerikane dhe anti-serbe, përcjell kdpolitik.com. Ai ka thënë se videot që shfaqin serbët e armatosur në Veri janë inskenime të qeverisë së Kosovës.

“Duhet pranuar se qeveria anti-SHBA/anti-serbe në Kosovë* po investon shumë në propagandë këto ditë. Megjithatë, ata po nënvlerësojnë pak inteligjencën tuaj. Narrativa “Serbia e keqe; Vuçiq i keq, dishepull i Putinit, Stalinit dhe Ivanit të Tmerrshëm”… dhe video të bëra keq me flamur të rremë të “militantëve serbë” që flasin me një theks të fortë shqip. Madje, ajo shfaqet edhe mjaft vulgare. Sikur të përdornin vetëm një të katërtën e energjisë së tyre për zgjidhjen e problemeve në vend që t’i krijonin ato”, ka shkruar Gjuriq.

Më tej ai shton: “Sa i përket realitetit: Serbia dhe serbët në Kosovë vetëm kërkojnë që të mos ngacmohen për atë që janë, dhe që marrëveshjet e ndërmjetësuara nga BE/SHBA të zbatohen plotësisht. Më e rëndësishmja, ata po i kërkojnë këto në një mënyrë krejtësisht paqësore, të ngjashme me Gandin.”

Ndryshe, serbët etnik në Kosovë janë tërhequr të shtunën tërësisht nga institucionet e Kosovës për shkak të hyrjes në fuqi të vendimit për targat RKS edhe të automjeteve të serbëve. Një drejtor serb etnik i policisë kosovare u shkarkua pasi nuk zbatoi vendimin, gjë që u pasua me largim kolektiv të pjesëtarëve serb nga policia e Kosovës.

Të fundit