E diel, 27 Prill, 2025

INTERVISTË, RUSHITI: PA GJENERATË MIRË TË ARSMUAR NUK DO KEMI PERSPEKTIVË NË TË ARDHMEN

Magjistri i Shkencave të Ndërtimtarisë Almir Rushiti është fitues i çmimit “Shkencëtar i Ri i vitit 2022”, të cilin tradicionalisht e ndan Forumi Rinor islam. Në një intervistë për KDP, ai thotë se rrugëtimi drejt ngritjes intelektuale dhe profesionale është një hapërim i vështirë me plotë sfida e sakrificë. “Shoqëria jonë duhet të vetëdijesohet se pa gjeneratë mirë të arsimuar, nuk do të kemi perspektivë në të ardhmen. Ardhmëria e një vendi bazohet në cilësinë e kuadrit të arsimuar profesional e akademik. Një komb ka fatin të prosperojë nëse i përkushtohet të avancojë, stimulojë, përkrahë dhe përqafojë gjeneratat e arsimuara dhe me cilësi të dëshmuar”, thotë Rushiti në intervistën për KDP. Rushiti ka një numër të madh punimesh shkencore në revista krdibile ndërkombëtare. Është ligjërues-asistent në Fakultetin e Ndërtimtarisë në UNT.

Intervistoi: Gentuar Ismaili

KDP: Si arritët që ta fitoni këtë çmim?

Almir Rushiti: Mendoj se përgjigjen më adekuate në pyetjen e shtruar mund ta jep Komisioni për ndarjen e shpërblimit “Shkencëtar i Ri i vitit 2022”, që ndan në FRI. Unë kam konkurruar në konkursin publik të shpallur nga ana e FRI-së, duke u nisur nga fakti se i plotësoja të gjitha kriteriumet e vendosura në konkurs. Kam ndarë mendimin dhe bindjen se jam një punëtor arsimi, me një të kaluar të dëshmuar profesionale dhe intelektuale.

KDP: Cilat janë sfidat e rrugëtimit në fushën e dijës?

Amir Rushiti: Rrugëtimi i çdo individi i moshës së re, në rrugëtimin e tij drejtë ngritjes intelektuale e profesionale, është një hapërim i vështirë, plotë sfida e sakrificë. Duke marrë parasysh zhvillimin e hovshëm tekniko-teknologjik në shoqëri dhe konkurrencën e theksuar në tregun e punës, hapërimi im në ngritjen intelektuale ka qenë me plotë mund e përkushtim. Por, njëkohësisht ka qenë edhe një bindje, që u shndërrua në realitet, që më bëri krenar që jam në rrugë të drejtë, në rrugë që më drejton drejt progresit personal, një rrugë që më bën krenar që në shoqëri dhe para familjes, miqve, shokëve dhe shoqërisë. Rrugëtimi ishte i vështirë edhe nga fakti se, përskaj përkushtimit në drejtim të zgjerimit të diturive dhe përvetësimin e materialit mësimor, kisha përballë edhe sakrificën ekonomike. Të hapërosh në një ngritje akademike do të thotë edhe posedim të një gjendje materiale. Falë përkushtimit dhe sakrificës së familjes së ngushtë, para së gjithash prindërve të mi, që të dy punëtorë të arsimit, çdo kërkesë materiale më është kompensuar, duke e trajtuar si prioritet.

KDP: Cilat janë arritjet profesionale gjatë këtij viti?

Amir Rushiti: Jam në një moshë relativisht të re. Si 29 vjeçar, kam kryer studimet e ciklit të parë dhe të dytë, me një mesatare prej 9.3, në Fakultetin e Ndërtimtarisë pranë Universitetit “Sh.Kirili dhe Metodi” në Shkup. Jam në përfundim të studimeve të doktoraturës, po në të njëjtin fakultet. I kam të kryera të gjitha dhjetë provimet e doktoraturës, me një mesatare prej 10.00. Disertacioni i doktoraturës është në fazën përfundimtare, në procedurë administrative brenda fakultetit, me Komision të formuar të recensimit. Kam të botuar një numër të konsideruar të punimeve shkencore, në revista kredibile ndërkombëtare, jam pjesëmarrës, me punime e prezentime, në një varg konferencash të vendit e internacionale, kam ndjekur trajnime të shumta profesionale. Posedoj licenca profesionale që më sigurojnë kyçje në tregun e lirë të punës dhe hapjen e bizneseve private. Për punën time intelektuale, profesionale dhe akademike, jam i dekoruar me disa shpërblime, certifikate e lëvdata.

KDP: Cilat janë sfidat e një shkencëtari të ri në vend?

Amir Rushiti:  Sfidat e shkencëtarit të ri janë të shumta, të karakterit të ndryshëm dhe me plotë sakrifica. Sidomos në këtë shekull dhe në këtë nënqiell ku, jo sa duhet, respektohet vlera dhe cilësia e arritjeve akademike. Në mungesë të standardeve qartë të definuara akademike, në mungesë të zotërimit të së drejtës, në mungesë të vlerësimit të cilësisë akademike e arsimore, sfidat janë edhe më të dhimbshme dhe shqetësuese. Shoqëria jonë duhet të vetëdijesohet se pa gjeneratë mirë të arsimuar, nuk do të kemi perspektivë në të ardhmen. Ardhmëria e një vendi bazohet në cilësinë e kuadrit të arsimuar profesional e akademik. Një komb ka fatin të prosperojë nëse i përkushtohet të avancojë, stimulojë, përkrahë dhe përqafojë gjeneratat e arsimuara dhe me cilësi të dëshmuar. Kemi brumin, kemi gatishmëri, kemi vullnet, kemi koncept, kemi njohuri, kemi përvojë që proceset e tilla të shtyhen përpara. Duhet vetëm të ndërtohen dhe përforcohen kapacitetet shtetërore dhe institucionale, të zotërojë e drejta dhe ligji, të shpërblehet sakrifica, përkushtimi, mundi dhe kontributi.

KDP: A mendoni që shteti i ndihmon dhe përkrah sa duhet shkencëtarët e rinj?

Amir Rushiti: Shteti gjithmonë shpreh gatishmëri në këtë drejtim. Përkundër përpjekjeve të vogla, ato mbeten vetëm si simbolikë. Shkenca kërkon sakrificë materiale

Të fundit