E mërkurë, 24 Korrik, 2024

BANKIERI I NJOHUR HEQ DORË NGA NËNSHTETËSIA RUSE

Miliarderi Oleg Tinkov ka hequr dorë nga shtetësia ruse për shkak se  nuk dëshiron që emri i tij të lidhej me “një vend fashist, i cili filloi luftën kundër fqinjit të vet paqësor” dhe çdo ditë vret njerëz të pafajshëm,- transmeton kdpolitik.com njoftimet e agjencive të lajmeve të cilat i referohen një shkrimi të Tinkovit në Instagram. Në të njëjtën kohë, ai ndau një foto të certifikatës që konfirmon “fundin” e shtetësisë së tij ruse.

Oligarku shpreh shpresën se shembullin e tij do ta ndjekin edhe biznesmenë të tjerë të njohur rusë “në mënyrë që regjimi dhe ekonomia e Putinit të dobësohen dhe ai përfundimisht të mposhtet”. Tinkov thotë se “e urren Rusinë e Putinit”, por “i do të gjithë rusët të cilët pa mëdyshje janë kundër kësaj lufte të çmendur”.

Miliarderi dhe themeluesi i bankës online Tinkoff konsiderohet si një nga sipërmarrësit më të famshëm rusë. Banka e tij me rreth 20 milionë klientë është një nga kreditorët më të mëdhenj në Rusi. Në vitin 2020, Tinkov u tërhoq nga pozicioni i drejtuesit të saj.

Ai edhe deri tani ka kritikuar ashpër pushtimin rus të Ukrainës. Tinkov  kërkoi nga Perëndimi që t’i jepte fund “masakrës”. Menjëherë pas luftës në Ukrainë, miliarderi u godit nga sanksionet britanike.

Të fundit