Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar një video-konferencë me kryeministrin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski, për përgatitjen e përbashkët për fillimin e dimrit dhe për takimin e radhës në kuadër të Procesit të Berlinit.
“Kam folur me Ramën dhe Kovaçevskin për hapat e përbashkët për të siguruar një dimër të sigurt për të gjithë qytetarët tanë, si dhe për takimin e ardhshëm në kuadër të procesit të Berlinit”, – ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.
Bashkëbisedimi është konfirmuar edhe nga kryeministri Kovaçevski i cili në një postim në llogarinë e tij në FB ka saktësuar se është biseduar “për të gjitha përvojat pozitive nga “Ballkani i Hapur”. “Ballkani i Hapur” tashmë po jep rezultate konkrete për kompanitë dhe qytetarët, ndërsa po e mobilizon edhe administratën për përarim të përbashkët të rajonit. Me këtë bashkëpunim dhe komunikim të mirë me fqinjët do të përballohet më lehtë ky dimër i rëndë dhe u kritës”– transmeton kdpolitik.com shkrimin e kryeministrit të Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski.
Vuçiq, ndërkaq, pas videokonferencës ka shkruar edhe se nisma do të thotë “paqe, prosperitet dhe një të ardhme më të sigurt” për popujt e rajonit.