E diel, 20 Prill, 2025

HISTORIANI SERB: KOSOVA NË OKB E SERBIA NË BE – E VETMJA RRUGËDALJE PËR BEOGRADIN DHE SERBËT

E vetmja kashtë shpëtimi për Serbinë dhe popullin serb është që Kosova të marrë ulëse në Kombet e Bashkuara dhe që Serbia  në të njëjtin moment të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Kështu ka deklaruar Milan St. Protiq historian, diplomat dhe shkrimtar serb për portalin e Qendrës kërkimore-botuese “Demostat” me bazë në Beograd.

Sikurse transmeton kdpolitik.com, Protiq ka thënë se mbijetesa e Serbisë si shtet dhe si popull “në praktikën politike do të thotë se duhet të merremi vesh” që Kosova të fitojë ulëse në Kombet e Bashkuara, kurse Serbia njëkohësisht të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Kjo sipas tij është e vetmja kashtë shpëtimi për Serbinë dhe serbët:

“Nesër do të merresha vesh dhe do të tentoja të influencojë  karrigen  në Kombet e Bashkuara për Kosovën, në këmbim të anëtarësimit me të drejta të plota të Serbisë në të njëjtin moment, njokësisht. Dhe pastaj këtë do t’ia propozoja popullit dhe do të përpiqesha t’i bind se kjo është e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo pozitë tragjike në të cilën ndodhemi dhe atyre iu takon të vendosin, të vendosin gishtin në kokë dhe një herë të bëhen serioz e të  flakin atë marrëzinë me jugosllavizmin, titizmin, komunizmin, me të painkuadruarit” – tha Protiq, i pyetur se çfarë do të bënte ai nëse do të mund të vendoste në Serbi.

Protiq vlerëson se në Serbi integrimet evropiane dhe euroatlantike po ndahen artificialisht. Sipas tij,  ndoshta duhet vetëm kohë që populli i Serbisë të bindet se anëtarësimi në NATO është më shumë një avantazh sesa një disavantazh. Anëtarësimi i Serbisë në BE mund të realizohet menjëherë dhe kjo për Serbinë do të ishte e dobishme,- ka thënë Protiq.

Ndërhyrjes së gazetarit se për disa kjo do të ishte paradoks  që Aleksandar Vuçiq ta fut Serbinë në BE, ai i përgjigjet se nuk beson që presidenti serb do ta bëjë këtë, sepse, siç thotë, për këtë ai nuk ka as guxim e as tru.

“Nuk shoh që  nga kjo të na kanoset ndonjë rrezik i madh, nuk shoh që ka mjaft njerëz në këtë vend që e kuptojnë se sa e rëndësishme është  kjo në këtë moment, siç nuk e kuptonin as ata më parë, sepse po ta kuptonin, kjo do të bëhej realitet. Ashtu siç nuk duan ta pranojnë se, për fat të keq, Kosova është e humbur dhe e rrasin kokën në rërë dhe thonë budallallëqe e kotësira, madje jo vetëm këta sot, por edhe në të kaluarën. Dhe ky është çmimi që po paguajmë gjithnjë e më shtrenjtë”,- transmeton kdpolitik.com deklaratën e historianin dhe diplomatit serb Milan St. Protiq për portalin e Qendrës kërkimore-botuese  serbe “Demostat”.

Të fundit