E enjte, 18 Prill, 2024

INSTITUCIONET SHTETËRORE NË RMV KURSYEN 20% TË ENERGJISË ELEKTRIKE NË MUAJIN SHTATOR

Institucionet shtetërore në Maqedoninë e Veriut kanë kursyer 20 përqind të energjisë elektrike gjatë muajit shtator, pas detyrimit të vendosura nga Qeveria për kursim të të paktën 15 përqind të energjisë  mujore që kanë harxhuar në muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Shumica e kanë respektuar vendimin, por ka institucione që nuk e kanë arritur pragun. Të tilla janë ministritë e Shëndetësisë, së Punëve të Jashtme, të Mbrojtjes që kanë shpenzuar nga 2 dhe 8 përqind.

Kursimtarët më të mëdhenjt kanë rezultuar Ministria e Kulturës, Ministria e Punëve Sociale dhe Ministria e Arsimit.

“Këto të dhëna janë dëshmi se nëse të gjithë bëhemi të arsyeshëm dhe nuk harxhojmë energji elektrike pa nevojë, mund të bëjmë kursime të mëdha. Nëse të gjithë japim maksimumin për kursim, secili mund të ndihmojë që të ballafaqohemi me këtë krizë energjetike. Gjendja jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Evropë  nuk është për t’u tallur. Një ndryshim i vogël i shprehive të përditshme mund të bëjë një ndryshim të madh”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Ndërkohë vetëm 9 kompani në pronësi shtetërore kanë arritur pragun e kursimit prej të paktën 15 përqind. Komunat e Maqedonisë së Veriut kanë qenë poashtu kursimtarë të rregullt.

Të fundit