E hënë, 28 Prill, 2025

DAVID GEER: PROCESI I ANËTARËSIMIT DHE PROCESI I ZBATIMIT TË REFORMAVE DUHET TË JETË PROJEKT KOMBËTAR

Ambasadori evropian David Geer beson se mesazhi kryesor që vjen nga Raporti i Komisionit Evropian është se procesi i anëtarësimit dhe procesi i zbatimit të reformave duhet të jetë projekt kombëtar, transmeton Portalb.mk nga 360 Gradë.

“Po, do të udhëhiqet nga Qeveria, është normale, por duhet të përfshihen edhe parti nga i gjithë spektri politik, institucionet e ndryshme shtetërore dhe në raport ka shumë rëndësi për rëndësinë e parlamentit në këtë kontekst. Autoritetet lokale, por edhe organizatat joqeveritare, biznesi dhe qytetarët e thjeshtë, duhet të jetë një projekt kombëtar. Shkurtimisht, do të thosha se lajmi është se ka progres, duhet shumë më tepër për të ecur përpara në rrugë, por qëllimi i përgjithshëm për t’u anëtarësuar në BE është i arritshëm”, tha Geer në paraqitjen e tij në e TV Sitel sonte.

Ai shtoi se ka disa mesazhe që janë vendimtare.

“Lajmi i mirë siç e dimë është se vendi ka hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në dhe kjo është një njohje e përkushtimit të vendit për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Tani, kur ju quajmë vend negociator, ai sjell me vete mundësi dhe përgjegjësi dhe i shton intensitetin reformave, duke i bërë ato edhe më të rëndësishme për të çuar përpara agjendën e reformave”, tha Geer./portalb

Të fundit