E premte, 13 Qershor, 2025

BREGU, VARHELYI: DO TË ULEN TARIFAT PËR ROAMING MIDIS BE-SË DHE BALLKANIT

Operatorët celularë RCC, KE, BE dhe BP punojnë së bashku në hapat për fillimin sa më shpejt të reduktimit të tarifave të roaming mes BE-së dhe BP

Operatorët celularë në Bashkimin Evropian (BE) dhe Ballkanin Perëndimor (BP), si dhe përfaqësues të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Komisionit Evropian (KE), u takuan sot për të diskutuar “Udhërrëfyesin për uljen e tarifave të roaming midis BE-së dhe rajonin tonë, në takimin e organizuar nga KE, përcjell kdpolitik.com.

Në këtë takimi Olivér Várhelyi, Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Thierry Breton, Komisioneri i Tregut të Brendshëm të BE-së dhe Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) ritheksuan rëndësinë e uljes së tarifave të roaming ndërmjet BE- BP. Gjithashtu, u ritheksuan hapat konkret që duhen ndërmarrë për uljen e tarifave të roaming-ut ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor së shpejti.

Ulja e çmimeve të roaming-ut, në nivelin e çmimeve kombëtare, deri në vitin 2027, është qëllimi përfundimtar i këtij procesi.

“Ne, RCC, Komisioni Evropian, qeveritë përkatëse të Ballkanit Perëndimor, operatorët celularë dhe agjencitë rregullatore, kemi ndjekur së bashku një rrugëtim të gjatë në procesin e uljes së tarifave të roaming brenda Ballkanit Perëndimor. Pas hyrjes në fuqi të roaming-ut pa pagesë, “Fol si n’shpi”, në rajonin tonë më 1 Korrik 2021, ne tashmë shohim rezultate të prekshme. Edhe pse në kohë kufizimesh udhëtimesh, është vërejtur një rritje e konsiderueshme në të gjithë treguesit e përdorimit të roaming, për shkak të regjimit “Fol si n’shpi”, në thirrjet dalëse/hyrëse, sms dhe të dhënat e tjera të internetit. Nëse krahasojmë gjysmën e parë të vitit 2021 me gjysmën e dytë të të njëjtit vit – ose para dhe pas regjimit të roaming pa pagesë brenda Ballkanit Perëndimor- kemi vërejtur një rritje me 100% të përdoruesve të roaming në Ballkanin Perëndimor, ndërsa konsumimi i roaming-ut, të të dhënave është rritur deri në 460%. Në vitin 2019, kur nuk ka pasur kufizime udhëtimesh përdoruesit e Roaming në Ballkanin Perëndimor kanë bërë gjithsej 71 milionë minuta telefonata dalëse. Ndërsa në vitin e 2021, kur nisi zbatimin “Fol si n’shpi” edhe pse vit pandemie, janë bërë143 milionë minuta telefonata dalëse. Vitin e kaluar, kemi nisur intensivisht një përpjekje të përbashkët me Komisionin Evropian dhe operatorët celularë, për uljen e tarifave të roaming ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, përmes një procesi konsultimi të hapur, transparent, gjithëpërfshirës dhe pjesëmarrës, shpresojmë që brenda verës 2023 të kemi ulje të tarifave ”, tha në takim Majlinda Bregu.

Qëllimi i këtij procesit është që ofrimi i përfitime të drejtpërdrejta, qytetarëve të rajonit dhe të BE-së si dhe përmirësimi i mjedisit të biznesit në Ballkanin Perëndimor. Ç’ka mund të arrihet nëpërmjet reformave ambicioze, politikave ekonomike, të kombinuara me uljen e tarifave të roaming-ut, përmes vetërregullimit dhe marrëveshjeve tregtare e ndëpërmjet bashkëpunimit me operatorët celularë.

“Është e vërtetë që ulja e tarifave të roaming ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është proces më i ndërlikuar sesa roaming pa pagesë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, por qeveritë tona po dërgojnë mesazhe të qarta për rëndësinë që i kushtojnë përmirësimit të klimws të biznesit – ato po bëjnë pjesën e tyre në këtë proces. Për më tepër, me RCC-në keni një partner të besueshëm rajonal dhe prania e komisionerit Várhelyi dhe komisionerit Breton rikonfirmojnë sot mbështetjen politike që KE i jep këtij procesi”, përfundoi Bregu.

RCC, KE dhe operatorët celularë nga BE dhe BB u takuan disa herë vitin e kaluar dhe këtë vit, duke siguruar qëndrueshmëri dhe qëndrueshmëri të procesit, duke adresuar nevojat dhe sfidat së bashku. RCC është e përkushtuar të mbajë një proces konsultimi më të strukturuar me operatorët celularë të BE-së dhe BB-së përmes Grupit Këshillimor dhe Koordinues që pritet të lançohet së shpejti.

Të fundit