E premte, 12 Korrik, 2024

RAPORTI I KOMISIONIT EUROPIAN, PROGRES DHE VËREJTJE NË RRUGËN E REFORMAVE

Zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq ka theksuar se Republika e Maqedonisë së Veriut ka marr raport pozitiv nga KE-ja. Ai për më tepër ka shtuar se pas analizave është konstatuar se ka përparim të dukshëm dhe reforma të qëndrueshme, dhe se Sekretariati për Çështjet Evropiane do të organizojë një sërë panelesh diskutimesh nën sloganin “Në rrugën evropiane: Reforma të reja, mundësi të reja!”. Nga ana tjetër partia opozitare VMRO-DPMNE thotë se sipas raportit të fundit të KE-së, në Maqedoninë e Veriut nuk ka përkushtim serioz për reforma, dhe se Komisioni Evropian për më tepër ka vërejtur qartë se nevojiten përpjekje vendimtare për të ndërtuar një momentum për reformat dhe për të ecur përpara në procesin e negociatave me BE-në.

Shkruan: Enis Shaqiri

Maqedonia e Veriut gjatë ditës së djeshme ka marrë Raportin Vjetor nga Komisionit Evropian për vitin 2022. Në raport thuhet se sistemi juridik shënoi shkallë të caktuar të gatishmërisë dhe është mesatarisht i përgatitur. Filloi përgatitja e reformës së re gjyqësore, e cila duhet të jetë më sistematike. Lidhur me kriteret ekonomike, vendi arriti nivel të mirë të përgatitjes në zhvillimin e ekonomisë së mirë funksionale të tregut. Nevojitet përmirësim i menaxhimit me investimet publike. Sektori bankar mbeti stabil, por nga ana tjetër ekonomia e madhe gri e frenon biznesin.
Si vend që është në negociata për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, qeveria duhet që të bëjë më shumë në luftën kundër krimit, korrupsionit, reforma në drejtësi dhe reforma në administratën publike.

Për më tepër në Raportin e dorëzuar ka edhe lëvdata, sidomos në atë të politikës së jashtme si dhe për vendosmërinë e treguar të vendit ndaj invazionit rus në Ukrainë.

Sipas Raportit, progres i mirë vërehet edhe në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, ku thuhet se “marrëdhëniet ndëretnike janë të qëndrueshme. Ndërsa shoqëria civile luan një rol të rëndësishëm në procesin e vendimmarrjes, por nevojitet transparencë dhe gjithëpërfshirje më e madhe në vendimmarrje. ”

Ndërkaq, euroambasadori Dejvid Gir thekson se procesi i skriningut, që po vazhdon pozitivisht, duhet të shkojë krah për krah me reformat. Gir për më tepër thekson se vendi duhet të zbatojë reforma intensive në administratën publike, por edhe të intensifikojë luftën kundër korrupsionit.

Siç thashë, ka ndryshuar situata. Tani jeni një shtet negociator. Kjo në vete mban shumë mundësi por edhe përgjegjësi, por nënkupton se ka një urgjencë për të vazhduar me reformat dhe ka nevojë për më tepër dinamikë në progresin e reformave dhe për këtë ky raport ka një rëndësi të veçantë, këto reforma do ta dërgojnë vendin në BE”, ka thënë euroambasadori Gir.

Nga ana tjetër partia opozitare VMRO-DPMNE thotë se sipas raportit të fundit të KE-së, në Maqedoninë e Veriut nuk ka përkushtim serioz për reforma, dhe se Komisioni Evropian për më tepër ka vërejtur qartë se nevojiten përpjekje vendimtare për të ndërtuar një momentum për reformat dhe për të ecur përpara në procesin e negociatave me BE-në.

Një fokus i veçantë nevojitet për të siguruar zbatimin efektiv të legjislacionit ekzistues, në vend të nisjes së nismave ad hoc. Raporti vëren arbitrimin e Xhaferit dhe papërgjegjshmërinë në Kuvend. Konkretisht, KE vë në dukje mungesën e llogaridhënies, e cila shihet qartë përmes mos caktimit disa mujor të seancave për çështjet parlamentare në Kuvend,” thonë nga VMRO-DPMNE.

Ndërkaq, sipas raportit, Bashkimi Evropian thekson se është me rëndësi që pushteti dhe opozita të gjejnë një rrugë bashkëpunimi.

Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, është e rëndësishme që opozita dhe qeveria të bashkëpunojnë kur është fjala për arritjen e qëllimeve prioritare dhe afrimin me BE-në. ”

Ndryshe sipas zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq Republika e Maqedonisë së Veriut ka marr raport pozitiv nga KE-ja.

Komisioni Evropian përshëndet fillimin e negociatave, që u konfirmua edhe nga eurokomisari Varhey. Raporti mes tjerash ka identifikuar dhe fushat ku duhet bërë përpjekje për të treguar më shumë rezultate. Lidhur me punën e Kuvendit, kemi vërejtje për vonesën në miratimin e ligjeve, që shkaku sipas nesh është para së gjithash bllokada nga ana e opozitës,” ka thënë Mariçiq.

Zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, për më tepër ka shtuar se pas analizave nga Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE) është konstatuar se ka përparim të dukshëm dhe reforma të qëndrueshme, dhe se Sekretariati për Çështjet Evropiane do të organizojë një sërë panelesh diskutimesh nën sloganin “Në rrugën evropiane: Reforma të reja, mundësi të reja!”. Diskutimi i parë do të mbahet nesër para përfaqësuesve të institucioneve dhe sektorit civil për grupet 1 dhe 6, pra “Vlerat themelore” dhe “Marrëdhëniet e jashtme”.

Të gjitha rekomandimet në Raport do t’i diskutojmë së bashku dhe ato do të përdoren si bazë për përditësimin e Programit Kombëtar për miratimin e BE-së së parë së bashku me ligjin e BE-së që u prezantua në takimet shpjeguese. Ky dokument do të rishikohet deri në fund të vitit dhe do të jetë bazë për përgatitjen e pozicioneve negociuese të vendit”, ka shtuar Mariçiq.

Të fundit