E shtunë, 13 Korrik, 2024

RAMA PARALAJMËRON FJALIMIN PËR KRERËT E UÇK-SË NË KËSHILLIN E EVROPËS

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka paralajmëruar fjalimin e tij për krerët e UÇK-së nesër në Këshillin e Evropës.

Këtë ai e ka bërë me anë të një postimi në Facebook.

Rama ka thënë se “bota është kthyer përmbys dhe viktimat janë kthyer në fajtor”, duke i vënë kësaj fjalie edhe flamurin e Kosovës.

“Kur bota kthehet përmbys dhe viktimat kthehen në fajtorë, atëherë çdo gjë është e mundur… NESËR FJALA IME NË KËSHILLIN E EUROPËS”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë se ishte pikërisht Këshilli i Evropës pikënisja e Gjykatës Speciale në të cilën po gjykohen anëtarë e krerë të UÇK-së.

Aty ish-senatori zviceran, kishte publikuar një raport për kinse trafikim organesh në kohën e luftës në Kosovë, në të cilën ishin të përfshirë krerët e UÇK-së.

Sidoqoftë, asnjë nga këto akuza më vonë nuk u përfshi në aktakuzë ndaj asnjë anëtari të UÇK-së.

Ndërkohë, pak kohë më parë Shqipëria në Kuvendin e saj ka miratuar një rezolutë kundër këtij raporti.

E njëjta do shpaloset nesër në Këshillin e Evropës nga kryeministri Edi Rama

Të fundit