E hënë, 21 Prill, 2025

PËR ÇFARË BISEDUAN KRYEMINISTRI KURTI E PRESIDENTI VUÇIQ ME SEKRETARIN AMERIKAN TË SHTETIT

Intensifikimi i dialogu Kosovë-Serbi ka qenë në qendër të vëmendjes së bisedës telefonike ndërmjet kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq. Zyra e këtij të fundit, transmeton kdpolitik.com, ka kumtuar se është biseduar edhe për marrëdhëniet e Serbisë me Federatën Ruse.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, njoftoi zyra e Vuçiqit.

Bëhet e ditur se tri temat kryesore të bisedës kanë qenë çështja e Kosovës dhe dëshira e administratës amerikane për të arritur një zgjidhje sa më të shpejtë, pastaj qëndrimi i Serbisë ndaj Federatës Ruse, si dhe diversifikimi i burimeve energjetike.

Sekretari i Shtetit Blinken e njoftuar presidentin Vuçiq për domosdoshmërinë e arritjes së shpejtë të marrëveshjes me Prishtinën, kurse presidenti Vuçiq ka paraqitur qëndrimet e Republikës së Serbisë, thuhet në komunikatën të cilën e transmeton seksioni serb i Zërit të Amerikës.

Ndërkohë, i njëjti burim informon se edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur në Twitter se ka biseduar me telefon edhe me Sekretarin amerikan të Shtetit.

 “Pata një bisedë shumë të mirë telefonike me Sekretarin Blinken. E informova për progresin e vazhdueshëm në Kosovë. Biseduam për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën e intensifikimit të procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme të përqëndruar në njohjen reciproke”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Twitter.

Sekretari amerikan i Shtetit, nga ana e tij, po në Twitter, ka saktësuar se me Kurtin ka diskutuar për rëndësinë e partneritetit bilateral dhe angazhimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe euro-atlantike:

“Pata bisedë të mirë sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Diskutuam për rëndësinë e partneritetit tonë bilateral dhe angazhimet e Kosovës drejt intregimit evropian dhe euro-atlantik. Po ashtu e kam falënderuar Kosovën për përkrahjen e palëkundur për Ukrainën”, ka shkruar Kurti në Twitter. Për bisedën me presidentin e Serbisë, Vuçiq, Blinken thotë se është fokusuar në  paqen dhe stabilitetin rajonal.

“Bisedë produktive me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Diskutuam për rëndësinë e partneritetit tonë dypalësh dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Serbisë për integrimin evropian dhe paqen e stabilitetin rajonal. Po ashtu e kam uruar Serbinë për hapjen e një ambasade të re në SHBA në Washington”,- ka shkruar Blinken në Twitter.

Të fundit