E shtunë, 13 Korrik, 2024

ANALISTËT SERBË PËR PROPOZIMIN MË TË RI PËR KOSOVËN: NËSE HY NË OKB, PËRSHPEJTOHET ADERIMI I SERBISË NË BE

Vojislav Milovançeviq, gazetar i të përditshmes së pavarur serbe Nova, i cili e ka parë dokumentin e Gjermanisë dhe Francës ku propozohet modili për zgjidhjen e problemit e Kosovës, thotë për Televizionin N1 se, sipas burimeve të tyre nga Brukseli, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i është thënë se nëse Kosova bëhet anëtare e OKB-së, Serbia bëhet menjëherë anëtare e BE-së. Në dokument sikurse  thuhet, përmendet hyrja e përshpejtuar të Serbisë në BE, por nuk jepen data konkrete, – transmeton kdpolitik.com.

Milan Krstiq nga Fakulteti i Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit thotë se propozimi bazohet në modelin e dy Gjermanive dhe nënkupton që Beogradi të pajtohet që Kosova të hyjë

në OKB, por që formalisht të mos e njoh atë.

“Kam përshtypjen se ky është momenti kur do të duhet të vendosim, sepse çdo ofertë e mëvonshme do të jetë më e keqe nga kjo që kemi marrë tani”,- ka komentuar Milovançeviq për N1, duke shprehur bindjen se dyshon se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka për ta pranuar këtë marrëveshje.

Krstiq shpjegon se nëse Kosova anëtarësohet në Kombet e Bashkuara për të më nuk do të jetë me rëndësi esenciale njohja nga Serbia. Si argument për këtë ai rikujton se dy Gjermanitë nuk e kanë njohur kurrë njëra-tjetrën zyrtarisht, edhe pse të dyja ishin anëtare të OKB-së.

Në fakt, siç shton ai, me pranimin në Kombet e Bashkuara, Kosova merr njohje serioze të jashtme, është “një prekje serioze për Prishtinën dhe marrjen e asaj që ajo e dëshiron”.

I pyetur nëse në dokument përmendet formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, Milovançeviq përgjigjet “jo”, por thotë se kjo nënkupton zbatimin e gjithçkaje të rënë dakord në Bruksel, që përfshinë edhe asociacionin e komunave me shumicë serbe të popullsisë.

Ndërsa, sa i përket asaj nëse Rusia dhe Kina, si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe deri tani kundërshtarë të pavarësisë së Kosovës, do të vënë veton ndaj vendimit për anëtarësim të Prishtinës në OKB, Krstiq mendon se nëse Beogradi do të pajtohej me një zgjidhje të tillë, është e mundur që as Rusia nuk do të ishte kundër, kurse Kina me siguri do të abstenonte. Po sipas tij, evropianët evropianët me siguri do të hiqnin dorë nga disa çështje thelbësore “nëse marrin zgjidhjen e çështjes (së Kosovës), të cilën ata e perceptojnë si ndikim rus në rajon”.

Profesori i Shkencave Politike, Krstiq pranon se nuk mendon se thjesht hyrja në BE do të ishte një zgjidhje, “sepse anëtarësimi është shumë më tepër një rrugë në të cilën reformoheni, kurse Serbisë, e tillë sikurse është tani, do t’i duhen të paktën pesë vjet që të zbatojë reformat e mbetura”.

Milovançeviq, nga ana tjetër, beson se propozimi i Gjermanisë dhe Francës duhet të çohet në referendum, kurse pyetja mund të jetë: A jeni për anëtarësim të përshpejtuar në BE, kurse Kosova të hyjë në OKB.

Ndërkaq Krstiq thotë se, sipas një ankete të Fakultetit ku punon ai, në këtë moment shumica e qytetarëve do të ishte kundër.

Sipas anketës, 46 për qind e qytetarëve kanë emërtuar si interesa kombëtare  ato ekonomike dhe po kaq mendojnë se anëtarësimi në BE është interes i rëndësishëm kombëtar. Rreth 23 për qind e qytetarëve besojnë se interesat politike janë të një rëndësie kombëtare, ku bën pjesë edhe ruajtja e Kosovës dhe e Republikës Srpska.

Mirëpo,  59 për qind nuk do të sakrifikonin interesat ekonomike për hir të atyre politike, kurse dy të tretat besojnë se presidenti Vuçiq po punon në përputhje me interesat kombëtare, ndërsa e vetmja temë tabu do të ishte njohja formale e Kosovës,- transmeton kdpolitik.com.

 

Të fundit