E premte, 12 Korrik, 2024

VDES GRUAJA E FRANJO TUGJMANIT

Sikurse njofton televizioni shtetëror kroat,  Ankica Tugjman, gruaja e presidentit të parë të Kroacisë së pavarur, Franjo Tugjman, ka vdekur në moshën 97-vjeçare. Ajo lindi në korrik të vitit 1926 në Zagreb, ku u shkollua deri në pranverën e vitit 1944 kur iu bashkua partizanëve. Të njëjtin vit u njoh edhe me bashkëshortin e ardhshëm Franjo për t’u martuar me të menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Sikurse transmeton kdpolitik.com, Emri i saj është lakuar në aferën më të madhe kroate, ndërsa i shoqi ishte në pushtet: Më 1998 u publikua njoftimi sipas të cilit Ankica Tugjman kishte deponuar në një bankë të Zagrebit  mbi 210 mijë marka të cilat F. Tugjman nuk i kishte paraqitur në kartelën pronësore. Nuk është shquar për veprimtari politike, por si Zonja e parë ka drejtuar Fondacionin Humanitar kroat për Fëmijët.

Të fundit