Gazetarja ruse Marina Ovsyanikova, e cila gjatë një transmetimi të drejtpërdrejt televiziv, në muajin korrik, protestoi kundër sulmit në Ukrainë, konfirmoi të mërkurën se është arratisur nga arresti shtëpiak, ku përfundoi për shkak të gjoja ri-përhapjes së lajmeve të rreme. “E konsideroj veten plotësisht të pafajshme dhe nëse shteti ynë refuzon të respektojë ligjet e veta, unë refuzoj të respektoj masën e ndalesës që m’u shqiptua më 30 shtator 2022 dhe lirohem nga e njëjta”, – transmeton kdpolitik.com fjalët e Ovsyanikovës në kanalin Telegram.
Avokati i saj tha se gazetarja (44) nuk ishte paraqitur në seancën gjyqësore që duhej të zhvillohej po dje, të mërkurën, dhe se nuk dihet se ku ndodhet aktualisht.
Në gusht, Ovsyanikova u dënua me dy muaj arrest shtëpiak për shkak të protesës së muajit korrik, ku qëndroi pranë Kremlinit me një poster që presidentin rus Vladimir Putin e quante vrasës, ndërsa ushtarët e tij fashistë.
Ajo përballet me dhjetë vjet burg për përhapjen e lajmeve të rreme për forcat e armatosura ruse.
Arresti shtëpiak i saj duhej të zgjasë deri më nëntë tetor, por media shtetërore “Russia Today” të shtunën njoftoi se ajo ishte arratisur me të bijën 11 vjeçe dhe se nuk dihet vendndodhja e tyre.
Është ende e paqartë se si arriti të arratisej, ndërkohë që të hënën emri dhe fotografia e saj u shfaqën në listën zyrtare të të arratisurve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë.
Ajo përballet me dhjetë vjet burg për përhapjen e lajmeve të rreme për forcat e armatosura ruse.
Arrestimi i saj në shtëpi është dashur të zgjasë deri më 9 tetor, por media shtetërore “Russia Today” ka shkruar të shtunën se ajo është arratisur me vajzën e saj (11) dhe se nuk dihet vendndodhja e tyre.
Është ende e paqartë se si arriti të arratisej dhe të hënën emri dhe fotografia e saj u shfaqën në listën zyrtare të të arratisurve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë.
Në një postim të mërkurën, ajo konfirmoi se ishte arratisur dhe kritikoi nenin e ligjit sipas të cilit akuzohej se “tha të vërtetën”.
Rusia, më katër mars, tetë ditë pas fillimit të sulmit në Ukrainë, miratoi ligjet e reja për “përhapjen e qëllimshme të informacioneve të rrejshme”.
Më vonë në mars, gjatë një programi informativ, Ovsianikova u shfaq para kamerave në një studio televizive duke mbajtur një tabelë ku shkruhej “ndaloni luftën” dhe “po ju gënjejnë”.
Për këtë, në fund të korrikut, u shpallë fajtore për “diskreditim të ushtrisë ruse në një numër të postimeve në rrjete sociale kundër luftës”. Ovsianikova humbi punën dhe u gjobit me afro 30 mijë rubla ruse (afro 485 euro). Përkundër kësaj vazhdoi betejën duke u fokusuar në postimet në rrjete sociale duke nënvizuar se ata të cilët do të jenë përgjegjës për veprimet e Rusisë në Ukrainë do ta gjejnë veten në Tribunalin Ndërkombëtar. U gjobit me 50 mijë rubla (afro 810 euro), por gjatë paraqitjes në gjykatë, ajo e përshkroi luftën si “ankth, gjak dhe turp”, – transmeton kdpolitik.com.