E premte, 12 Korrik, 2024

STUDIUESI SERB: SERBIA PO E HUMBET MBËSHTETJEN RUSE PËR KOSOVËN

Milosh Pavkoviq nga Qendra për Politika Evropiane me bazë në Beograd, ka deklaruar për seksionin serb të Zërit të Amerikës se bashkimi i katër provincave ukrainase me Rusinë dhe krahasimi i këtyre rasteve me atë të Kosovës nga ana e presidentit rus, Vladimir Putin, flet se “Serbia më nuk mund të llogarisë më mbështetjen e pakushtëzuar të Rusisë. Sepse Rusia, megjithatë i vu interesat e veta të zgjerimit të territorit përpara interesave të mbrojtjes së integritetit territorial të Serbisë”,- transmeton kdpolitik.com vlerësimin e studiuesit Pavkoviq.

Edhe vet presidenti rus, Vladimir Putin, muajt ​​e fundit ka bërë deklarata në të cilat krahason rastet e Kosovës dhe Ukrainës, por në fund të shtatorit doli dokumenti i parë zyrtar në të cilin Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë shpjegon dhe arsyeton bashkimin e katër rajoneve të Ukrainës me Rusinë, duke iu referuar të drejtës ndërkombëtare sipas  shembullit të Kosovës.

Sipas mendimit të Milosh Pavkoviqit, studiues në Qendrën për Politika Evropiane, vetë krahasimi i Kosovës dhe i katër rajoneve ukrainase nuk është i mirë, para së gjithash, sepse nuk ka bazë juridike për vetëvendosjen e këtyre katër rajoneve në asnjërin prej akteve ndërkombëtare të cilave iu referohet MPJ e Rusisë.

 Duke kujtuar se pavarësia e Kosovës u vendos si precedent, Pavkoviq   thekson se edhe legaliteti i pavarësisë së Kosovës në raport me të drejtën ndërkombëtare është i diskutueshëm.

“Por kjo është diçka që Rusia dëshiron ta përdorë si argument, sepse Perëndimi e ngriti çështjen e pavarësisë së Kosovës, dhe tani Rusia dëshiron që mbi këtë precedent të ndërtojë edhe pavarësinë e këtyre katër zonave, por kjo është edhe mesazh për Serbinë se edhe pikëpamja e Rusisë po ndryshon deri diku dhe duket ashiqare se Serbia më nuk mund të llogarisë në mbështetjen e pakushtëzuar të Rusisë. Sepse Rusia, megjithatë i vu interesat e veta të zgjerimit të territorit përpara interesave të mbrojtjes së integritetit territorial të Serbisë”, – thotë Pavkoviq duke nënvizuar se Moska praktikisht dëshmoi se interesat e Rusisë janë në vend të parë në raport me Serbinë.

“Kështu që, bashkimi i territorit dhe referimi në precedentin e Kosovës është prova kryesore se Rusia shikon së pari interesat e veta, e pastaj interesat e partnerëve të saj. Nga ana tjetër, kjo nuk do të thotë se Rusia do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, ende jemi larg kësaj dhe kjo është esenca. Serbia do të mbetet parimore në qëndrimin e saj për të mbrojtur integritetin territorial të Ukrainës, por tani për tani ka disa nivele në referimin rus ndaj Kosovës. Tash për tash nuk kemi arritur deri në atë fazë që Rusia ta njohë pavarësinë e Kosovës”.

Milosh Pavkoviq, duke folur për  seksionin serb të Zërit të Amerikës, thekson në plan të parë se për dallim nga referendumet në katër rajone të Ukrainës, në bazë të të cilave Rusia bëri bashkimin e këtyre pjesëve të territorit ukrainas, në Kosovë në vitin 2008 nuk ka pasur referendum.

Milosh Pavkoviq, duke folur për Zërin e Amerikës, thekson para së gjithash se ndryshe nga referendumet në katër rajone të Ukrainës, në bazë të të cilave Rusia aneksoi ato pjesë të territorit ukrainas, në Kosovë në vitin 2008 nuk ka pasur referendum.

Referendumi në Kosovë u mbajt shumë më herët – më 30 shtator 1991 dhe, sipas të dhënave të atëhershme të paraqitura nga organizatorët e referendumit, pjesëmarrja ishte 87 për qind,  ndërsa rezultati ishte pothuajse votimi qind për qind për pavarësi.

Por, siç thotë Pavkoviq, ai nuk ishte një referendum zyrtar i organizuar nga autoritetet, por votimi u zhvillua nëpër shtëpi.

Në dokumentin e saj, Ministria e Punëve të Jashtme i referohet edhe  Kartës së OKB-së, si dhe dokumentit final të OSBE-së nga Helsinki më  1975, por sipas mendimit të bashkëbiseduesit të Zërit të Amerikës, as edhe këto dokumente ndërkombëtare nuk mund të justifikojnë veprimin dhe hapat e Rusisë..

Sipas fjalëve të Pavkoviqit, në Kartën e Kombeve të Bashkuara përmend  e drejta e popujve për vetëvendosje, por gjithashtu përmendet edhe paprekshmëria e kufijve dhe sovraniteti i shteteve:

“Deri tani nuk ka pasur raste kur e drejta për vetëvendosje ka mbizotëruar në raport me integritetin territorial dhe sovranitetin e shteteve anëtare të OKB-së. Kjo e drejtë për vetëvendosje është shfrytëzuar më së shumti në rastet e ish-kolonive. Kosova është rasti i parë i një shteti që shpalli pavarësinë duke iu referuar Deklaratës, e duke mos qenë ish-koloni”, – thotë Pavkoviq dduke shtuar se edhe sipas dokumentit të OSBE-së nga Helsinki, nuk ekziston mundësia e vetëvendosjes së pjesëve të zonave.

Përfundimisht, vlerëson bashkëbiseduesi i seksionit serb të Zërit të Amerikës, akti i fundit të cilit i referohet Ministria ruse e Punëve të Jashtme është mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) sipas të cilit Rezoluta për pavarësinë e Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

“Ky mendim këshillëdhënës nuk është juridikisht i detyrueshëm për shtetet anëtare dhe së dyti, ky mendim këshillëdhënës madje nuk hyn as në thelbin e çështjes nëse Kosova kishte të drejtë për vetëvendosje, por vetëm se Deklarata mbi pavarësinë si e tillë ishte nuk binte ndesh me të drejtën ndërkombëtare. Por kjo nuk është një pikënisje e mirë për Rusinë për të argumentuar se aneksimi i këtyre katër zonave është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare”, – thotë Pavkoviq dhe thekson se në dokumentin rus kjo quhet gabimisht aktvendim i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ndonëse në fakt fjala është për mendim këshillëdhënës të gjykatës.

Në thelb, thotë Milosh Pavkoviq, ky është mesazh për Serbinë se mbështetja e Rusisë aktualisht është në rënie, se pozita serbe është e vështirë sepse në një mënyrë apo tjetër po humb një partner të rëndësishëm dhe, kur është fjala për Kosovën, partneri i vetëm i Beogradit mbetet Kina:

“Nuk do të thosha se Rusia do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por vetë fakti se po i referohet rastit të Kosovës, kjo dobëson pozitën e Serbisë. Ashiqare, me këtë po zvogëlohet mbështetja për luftën serbe për integritet territorial dhe se Serbia do të mund të llogaris gjithnjë e më pak në mbështetjen e Rusisë për këtë çështje”.

Në fund, hapet edhe çështja nëse pas lëvizjeve të mundshme të Moskës, Serbia do të ketë më shumë të drejta të vendosë sanksione ndaj Rusisë, siç po kërkojnë Brukseli dhe Uashingtoni:

“Tani që mbështetja ruse po dobësohet, hapet çështja nëse ka hapësirë ​​që Serbia t’i vendosë sanksione Rusisë. Në thelb, do të kthehemi në vitin 1992 kur u vendosën sanksionet ruse ndaj RFJ-së së atëhershme, kështu që ky nuk do të ishte precedent në marrëdhëniet dypalëshe që një shtet t’i vendosë sanksione tjetrit. Kështu që në këtë kuptim është më e madhe hapësira manovruese për Serbinë  që të vendosë sanksione”, – transmeton kdpolitik.com vlerësimin për Zërin e Amerikës të Milosh Pavkoviqit, studiues në Qendrën për Politika Evropiane.

 

Të fundit