Kanceri i gjirit është sëmundja që u merr jetën miliona grave kudo në botë. Për të luftuar këtë sëmundje, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur muajin tetor, si muajin e luftës kundër kancerit të gjirit. Ekspertët theksojnë se zbulimi i hershëm i kësaj sëmundjeje është shumë i rëndësishëm për procesin dhe trajtimin e mëtejshëm. Sipas të dhënave të viteve të fundit, në Maqedoninë e Veriut në ditë diagnostikohen tre deri në katër gra me kancer të gjirit, ndërsa pacientja më e re e diagnostikuar me kancer në gji është e moshës 17 vjeçare.
Shkruan: Eljesa Dervishi
Me një fjongo rozë dhe me më shumë vëmendje ndaj këshillave të mjekëve, mund të shpëtohen jetë. Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, që sipas statistikave ka përhapje të madhe te gratë,
Kanceri i gjirit është një tumor që zhvillohet nga qelizat e vetë gjirit. Kanceri i gjirit është rritja janë kontrollit dhe përhapja e qelizave jo normale të indit të gjirit. Këto qeliza grumbullohen dhe formojnë një tumor, i cili shtyp, përhapet dhe shkatërron idnin normal të gjirit. Pa mjekim, këto qeliza përhapen në pjesët fqinje, e më pas, në të gjithë trupin.
Faktorët kryesorë të rrezikut që mund ti numërojmë janë mosha, gjinia predispozita gjenetike, obeziteti, duhanpirja, menarha e hershme, menopauza e vonshme, jeta pasive fizike, stresi dhe të tjera.
Statistikat tregojnë se përhapja e kancerit të gjirit është 1 në 8 gra. Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë tek gratë. Ai mund të gjendet në çdo moshë, por shumica e rasteve gjendet tek gratë në moshën mbi 50 vjeç. Kanceri i gjirit mund të gjendet dhe te burrat por është shumë i rrallë.
Ekspertët theksojnë se zbulimi i hershëm i kësaj sëmundjeje është shumë i rëndësishëm për procesin dhe trajtimin e mëtejshëm të saj, pasi i njëjti ndihmon në parandalimin dhe komplikimin e gjendjes. Kështu, një nga thirrjet më të shpeshta janë kontrollet e rregullta te mjekët përmes metodave të zbulimit të kësaj sëmundjeje. Kur kanceri i gjirit zbulohet herët, dhe nëse diagnoza dhe trajtimi adekuat janë në dispozicion, ekziston mundësia që ky kancer të shërohet.
Metodat më të shpeshta të zbulimit të kësaj sëmundjeje janë përmes ehos, mamografisë, biopsisë dhe të tjera.
Trajtimi kirurgjik i kancerit të gjirit është i paevitueshëm, nuk mund t’i iket, është masa më e sigurtë për të trajtuar kancerin e gjirit dhe për të parandaluar zgjerimin e të njëjtit në bashkëpunim me terapinë onkologjike.
Sipas të dhënave të para dy viteve, në Maqedoninë e Veriut në ditë diagnostikohen tre deri në katër gra me kancer të gjirit, ndërsa pacientja më e re e diagnostikuar me kancer në gji është e moshës 17 vjeçare.