E hënë, 21 Prill, 2025

KURA PËR TË ZBUTUR GODITJEN NGA KRIZA EKONOMIKE

Rritja aktuale e çmimeve të energjisë me shumicë në Evropë i ka shtyrë qeveritë të marrin masa për të mbrojtur konsumatorët nga ndikimi i drejtpërdrejtë i rritjes së çmimeve. Qeveria është vazhdimisht dhe kudo në luftë me çmimet e tregut. Kontrollet e çmimeve, duke përfshirë ligjet “kundër rritjes së çmimeve” tejkalojnë çmimet e tregut, duke krijuar mungesa, si dhe duke fryrë artificialisht çmimet. Kjo luftë e vazhdueshme ndaj çmimit të tregut të parasë, e njohur ndryshe si “norma e interesit” shkakton të gjitha llojet e dëmeve në ekonominë e vendit. Për shumë shtete këto ligje kundër rritjes së çmimeve ndryshojnë. Shumica prej tyre nuk kanë një ndalim të qartë për rritjen e çmimeve, ata zakonisht kanë një ligj për mbrojtjen e konsumatorit, i cili ndalon praktikat e padrejta ose mashtruese tregtare që ka të ngjarë të mbulojnë rritjen e çmimeve, e cila nuk është e mjaftueshme.

 Shkruan: Puhiza Osmani

Themeli i një qytetërimi janë çmimet e tregut. Ata japin sinjalin që u tregon prodhuesve se sa nga çdo gjë duhet të prodhojnë. Ata u tregojnë konsumatorëve se sa duhet të konsumojnë ose nëse nuk duhet të konsumojnë fare një produkt. Rritja aktuale e çmimeve të energjisë me shumicë në Evropë i ka shtyrë qeveritë të marrin masa për të mbrojtur konsumatorët nga ndikimi i drejtpërdrejtë i rritjes së çmimeve.

Qeveria e vendit tonë është vazhdimisht dhe kudo në luftë me çmimet e tregut. Kontrollet e çmimeve, duke përfshirë ligjet “kundër rritjes së çmimeve” tejkalojnë çmimet e tregut, duke krijuar mungesa, si dhe duke fryrë artificialisht çmimet. Kjo luftë e vazhdueshme ndaj çmimit të tregut të parasë, e njohur ndryshe si “norma e interesit” shkakton të gjitha llojet e dëmeve në ekonominë e vendit.

Për shumë shtete këto ligje kundër rritjes së çmimeve ndryshojnë. Shumica prej tyre nuk kanë një ndalim të qartë për rritjen e çmimeve, ata zakonisht kanë një ligj për mbrojtjen e konsumatorit, i cili ndalon praktikat e padrejta ose mashtruese tregtare që ka të ngjarë të mbulojnë rritjen e çmimeve, e cila nuk është e mjaftueshme.

Çmimet janë gjaku i tregut të lirë. Janë ato që e bëjnë atë të prodhojë rezultatet më të mira. Sa herë që qeveria tejkalon çmimet e tregut, ajo i bën gjërat më keq në shumicën e rasteve, për fat të keq, me duartrokitje të forta.

Një ekonomi ideale është ajo ku ka papunësi të ulët dhe norma të ulëta inflacioni në një vend. Megjithatë, një bilanc i tillë ekonomik nuk është gjithmonë konsistent, duke ndikuar kështu në stabilitetin e ekonomisë. Prandaj qeveria jonë duhet të ketë si funksion kryesorë, paraqitjen e zgjidhjeve dhe krijimin e një rrjeti sigurie me aftësi udhëheqëse vizionare për njerëzit për të kapërcyer krizën ekonomike. Në rrethana të këtilla, si qeveria ashtu edhe qytetarët duhet të punojnë së bashku në zbatimin e politikave nga ana e kërkesës që përfshijnë politika fiskale dhe monetare ekspansioniste dhe kontraktuese, të cilat do të ndihmonin frenimin e normave të papunësisë dhe inflacionit.

Të parat që duhet të ndërmerren janë masat monetare, të cilat janë nga masat më të përdorura në radhët e qeverive të vendeve të ndryshme, për të kontrolluar inflacionin. Këtu, banka qendrore rrit normën e interesit për huamarrjen për bankat tregtare. Si rezultat, ata rrisin normën e tyre të interesave të kredisë për publikun. Prandaj, individët preferojnë të kursejnë para në vend që t’i investojnë ato. Kjo redukton ofertën monetare në treg, e cila, nga ana tjetër, kontrollon inflacionin. Masat monetare të përdorura për të kontrolluar inflacionin përfshijnë:

  1. Politikën e normave bankare
  2. Raportin e rezervës së parasë
  3. Si dhe operacionet e tregut të hapur

Krahas politikës monetare, qeveria përdor edhe masa fiskale për të kontrolluar inflacionin. Dy komponentët kryesorë të masave fiskale janë të ardhurat dhe shpenzimet qeveritare. Në politikën fiskale, qeveria kontrollon inflacionin ose duke ulur shpenzimet private, ose duke ulur shpenzimet e qeverisë, ose të dyja. Redukton shpenzimet private duke rritur taksat për bizneset private. Kur shpenzimet private janë më të mëdha, qeveria redukton shpenzimet e saj për të kontrolluar inflacionin. Megjithatë, në rastin aktual, reduktimi i shpenzimeve qeveritare nuk është shumë efektiv, prandaj ulja e shpenzimeve private është më e preferueshme sesa reduktimi i shpenzimeve të qeverisë. Kur qeveria redukton shpenzimet private duke rritur taksat, individët ulin shpenzimet e tyre totale. Si rezultat, shpenzimet totale të individëve zvogëlohen, gjë që, nga ana tjetër, zvogëlon ofertën monetare në treg. Prandaj, gjatë inflacionit, qeveria redukton shpenzimet e saj dhe rrit taksat për uljen e shpenzimeve private.

Një metodë tjetër për ndalimin e inflacionit është parandalimi i çdo rritjeje të mëtejshme të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve, metodë e cila është përpjekur të zbatohet nga ana e qeverisë tonë, por pa arritje efektive. Qeveria në vendin tonë duhet të bëjë përpjekje më të mëdha që të shtypi inflacionin me anë të kontrollit të çmimeve, por duhet pasur parasysh se nuk mund të kontrollohet në afat të gjatë. Në një rast të tillë, inflacioni ndrydhet dhe nuk shfaqet në formën e rritjes së çmimeve për një kohë të shkurtër. Por dëshmitë historike kanë treguar se vetëm kontrolli i çmimeve nuk mund të kontrollojë inflacionin, por vetëm zvogëlon shkallën e inflacionit, prandaj duhet të ndërmerren masa të tjera.

Të gjitha këto rregullime çmimesh nga tregu janë thelbësore për mirëqenien tonë. Ato janë kura për sëmundjen ekonomike të shkaktuar nga reagimi i qeverisë ndaj pandemisë si fillim, e ndjekur më pas nga kriza ekonomike e shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Të fundit