E diel, 27 Prill, 2025

LUFTA NË UKRAINË: ÇFARË DO TË THONË PUTINI E ZELENSKY?

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thirrur për sot mbledhjen e Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare ku “do të merren vendime të rëndësishme.” Takimi përkon me të njëjtin ditë kur në Moskë presidenti rus, Vladimir Putin, pritet të shpallë edhe zyrtarisht aneksimin e katër provincave ukrainase, – transmeton kdpolitik.com.

Presidenti rus Vladimir Putin  pritet të nënshkruajë të premten dokumente që shpallin aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia, teksa Moska nxiton të bllokojë avancimet territoriale që ushtria ukrainase po i arrin në fushën e betejës.Vendimi, një nga hapat ligjorë që Rusia thotë se do të çojë në aneksimin zyrtar të 15% të territorit të Ukrainës, konfirmon se Putin po e vazhdon luftën kundër Ukrainës, pavarësisht se kjo luftë pësoi një ndryshim të madh ushtarak këtë muaj si rezultat i kundërofensivës së forcave ukrainase.

Dhe ndërsa pritet firmosja e paralajmëruar, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po këtë të premte pritet të mbledhë Këshillin Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes ku “do të merren vendime të rëndësishme,”- transmeton kdpolitik.com njoftimin e agjencive të lajmeve që i referohen deklaratës së një zyrtari ukrainas. Oleksij Danilov nga Këshilli Kombëtar ka deklaruar për TV ukrainas 1+1 se ai beson se në takim do të merren “vendime të rëndësishme për vendin”, por ai nuk dha hollësi më shumë.

Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes përfshin, ndër të tjera, komandantin e forcave të armatosura, ministrat e Mbrojtjes dhe të punëve të Jashtme, kryeministrin dhe kreun e shërbimit të sigurisë ukrainase.

Presidenti Zelensky ka vlerësuar disa herë se të ashtuquajturat referendume janë të ilegale, duke nënvizuar se përgjigja e Ukrainës do të jetë e fuqishme.

 

Të fundit