Për shkak të krizës energjetike, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka theksuar se biznesi do të ndihmohet drejtpërdrejt, por ato sektor që vërtet kanë nevojë. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se do të ndihmohen edhe kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve.
Shkruan: Eljesa Dervishi
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot, duke iu referuar masave të qeverisë për krizën energjetike, tha gastronomitë dhe hotelierët do të marrin mbështetje, ndërsa minierat, kazinotë, bankat dhe aktivitete të tilla nuk do të mbështeten.
Bekteshi theksoi se do të ndihmohen kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve dhe do të merren masat e duhura për ngrirjen e çmimeve dhe marzhet.
“Biznesi do të ndihmohet drejtpërdrejt, por ata sektorë që kanë vërtetë nevojë. Unë kam thënë se ata sipërmarrës që tregojnë se realisht kursejnë dhe ata që vërtet kanë nevojë për mbështetje do të marrin mbështetje nga Qeveria. Nuk besoj se disa kompani që vitin e kaluar kanë pasur fitime mbi 30 milionë euro, që kanë pasuri minimale dhe përdorin të mira publike nga të gjithë qytetarët, të kenë nevojë për mbështetje. Ne i kemi atë të dhëna dhe po merren masat”, tha ministri duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve me rastin e 27 shtatorit, Ditës Botërore të Tutizmit.
Sipas Bekteshit, disa hotele janë në tregun e rregulluar dhe kanë çmim të garantuar të energjisë elektrike deri më 31 dhjetor, ndërsa për ato në tregun e lirë, qeveria do të dalë me propozime konkrete për uljen e kostos së energjisë elektrike deri në fund të kësaj jave.
Ministri informoi gjithashtu se në lidhje me mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar në turizëm, tashmë po punohet për një zgjidhje të re ligjore për lehtësimin e procedurave dhe thjeshtësimin e marrjes së lejeve të punës në vend.