E premte, 13 Qershor, 2025

KOHË PËR TË KURSYER, JO PËR QEVERINË!

Nuk dihet se sa kushton udhëtimi i kryeministrit dhe delegacionit qeveritar në Nju Jork. Por dihet se për tenderin për panairin e verës në Beograd, ku morën pjesë gjysma e ministrave nga kabineti qeveritar, janë ndarë gati 400 mijë euro, thuhet në hulumtimin e Radios Evropa e Lirë, përcjell KDPolitik.com

Një delegacion i madh ka udhëtuar edhe në Nju Jork, ku tradicionalisht merr pjesë çdo vit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, së bashku me liderë nga e gjithë bota. Kryeministri Dimitar Kovaçevski i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka një javë të tërë që qëndron në SHBA. Çdo hap dhe takim i tij është i regjistruar, por ajo që nuk dihet është saktësisht se sa numëron delegacioni qeveritar dhe sa kushton ky udhëtim zyrtar.

Nga ana tjetër, Qeveria ka bërë thirrje që institucionet të kursejnë. Në seancën e 28-të të marsit të këtij viti, Qeveria miratoi masat kundër krizës për uljen e kostove në sektorin publik.

“Të gjithë shfrytëzuesit buxhetorë dhe përdoruesit individualë u ngarkuan që të zvogëlojnë numrin e udhëtimeve për punë dhe të zvogëlojnë ndjeshëm numrin e anëtarëve të delegacioneve gjatë udhëtimeve jashtë vendit”, ishte një nga rekomandimet e miratuara nga Qeveria.

Vetëm pak muaj pas këtij vendimi, në fillim të shtatorit, qeveria shpenzoi qindra mijëra euro për të marrë pjesë në panairin e parë ndërkombëtar të verës, ushqimit dhe turizmit në Beograd, si pjesë e nismës “Ballkani i hapur”.

Në kushtet kur qeveria bëri rekomandime dhe masa për kursime për shkak të krizës energjetike, rritjes së inflacionit dhe kostos së jetesës, për pjesëmarrje në panair, si dhe për projektimin dhe zbatimin shtesë të një festivali njëditor të ushqimit dhe verës në vendit, ka ndarë rreth 385 mijë euro.

Tenderin e ka fituar agjencia Rating SP-M nga Shkupi, e për çfarë saktësisht janë të destinuara paratë nuk thuhet në dokumentacionin e kontratës.

Kryeministri Kovaçevski, sipas përgjigjes së Qeverisë, ishte i shoqëruar nga 9 punonjës në kabinetin e tij dhe dy koordinatorët kombëtarë për Ballkanin e Hapur.

Ndërsa institucionet e tjera deleguan secili sipas nevojave të veta, varësisht nga formati dhe numri i takimeve”, thonë nga Qeveria, duke shtuar se kanë mbështetur edhe 40 përfaqësues të mediave për pasqyrimin e ngjarjes.

Maqedonia e Veriut në panair u përfaqësua nga gjithsej 42 kantina të verës dhe 3 distileri, ndërsa prezantimin, siç ishte paralajmëruar, e bëri Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave.

Në rrethin e Kovaçevskit pritej që të ishte edhe ministri i Bujqësisë Ljupço Nikolovski, si dhe ai i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Por pjesë e delegacionit qeveritar ishte edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq, ministrat për drejtësi Nikolla Tupanceski, për kulturë Bisera Kostadinova Stojçevska, për mbrojtje Slavjanka Petrovska dhe për transport dhe lidhje Bllagoj Boçvarski.

Kovaçevski priti ministrat e tij edhe në Beograd, sepse organizoi “Mbrëmjen maqedonase”, ku sipas njoftimeve morën pjesë përfaqësues të komuniteteve të biznesit dhe qeverive nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Nga Qeveria nuk kemi marrë përgjigje se sa ka kushtuar “Mbrëmja maqedonase” dhe sa njerëz kanë marrë pjesë në të, por vetëm sa ka qenë rëndësia e panairit.

“Përfitimi për sektorin e biznesit vendas është i madh, sidomos në kushtet e një krize botërore kur është më shumë se kurrë e nevojshme të mbështetet ekonomia vendase dhe qytetarët tanë”, thotë Qeveria.

 

Të fundit