E diel, 27 Prill, 2025

SULM NË QENDRËN E REKTUTIMIT NË SIBIR: PLAGOSET NJË KOMISAR USHTARAK

Një burrë që qëlloi me armë në një qendër rekrutimi të ushtrisë ruse në Siberi ka plagosur rëndë personin që po bënte rekrutimin, -citon kdpolitik.com njoftimin e agjencisë britanike të lajmeve Rojters që i referohet deklaratës së një zyrtari rus. një rekrutues, tha një zyrtar.

“Komisari ushtarak Aleksandër Yeliseev ndodhet në reanimacion dhe është në gjendje shumë të rëndë. Sulmuesi u arrestua menjëherë, atë e pret dënimit”– ka shkruar në Telegram guvernatori i rajonit të Irkutskut, Igor Kobzev.

Ai tha se incidenti i armatosur ndodhi në qendrën e rekrutimit në qytetin Ust-Ilyimsk.

Sulmuesi i tha policisë se quhet Ruslan Zinin dhe se është 25 vjeç, raporton Reuters.

Raportohet se në fundjavë në Dagestan dhe Yakutia ka pasur protesta për shkak të mobilizimit të pjesshëm të urdhëruar nga presidenti Vladimir Putin , me qëllim të përforcimit të trupave pushtuese ruse në Ukrainë.

Të fundit