Ky dimër sipas të gjitha nishaneve do të jetë tepër i vështirë. Do të jetë dimri i vetmisë së madhe, dimër i rrëqethjes sociale dhe i rrënimeve të shumta të qytetarëve. Do të jetë dimër i mbijetesës dhe i sprovave për institucionet që të projektojnë seriozisht masa që do t’i përgjigjen thellësisht realitetit përtej improvizimeve. Edhe nga ekspertët, por edhe komuniteti i biznesit tashmë është theksuat se masat e deritashme kundër krizës nuk mjaftojnë. Në valën e rritjes së çmimeve pa asnjë kontroll qytetarët mbeten të pashpresë dhe thellësisht të pasigurtë përabellë dimrit hijerëndë që pritet të vijë me acare rrënimesh sociale
Shkruan: Bardhyl Zaimi
Pandemia dhe agresioni rus në Ukrainë përfundimisht e kanë ndryshuar botën. Padyshim janë dy situata me sfonde të ndryshme, por qê realisht goditjet i japin në të njëjtën brishtësi të qenies njerëzore, në ekonomi dhe përgjithësisht në jetën sociale të njerëzve. Kriza ekonomike tashmë ka kapluar gjithë globin, por ajo bëhet më e egër në vendet më të vogla, në vendet që nuk kanë të etabluar sistem të qëndrueshëm financiar dhe që varen ekskluzivisht nga lëvizjet ekonomike të shteteve me ekonomi më të zhvilluat.
Padyshim që kjo krizë determinohet nga rrethana globale, që në rastin e fundit të agresionit rus në Ukrainë merr edhe kuptime tjera më të thella, të betejës për të mbrojtur demoktacinë dhe vlerat perënfimore. Kjo krizë padiskutim që determinohet nga ky sfond, nga tashmë vetëdijësimi perëndimor për të shkëputur çdo lidhje ekonomike që mund ta forcojë Rusinë autoritare të Putinit. Kjo krizë është një sakrificë për një rirreshtim demokratik, për një refuzim të arrogancës autoritare ruse që buron nga ideja gjithashtu arrogante dhe ekspanzioniste e varshmërisë dhe pishtimit siç ndodh tashmë me luftën në Ukrainë.
Maqedonia e Veriut si një shtet me kapacitete të kufizuara ekonomike dhe përgjithësisht institucionale tashmë po përballet me një krizë të dyfisht, krizën që determinohet nga kriza globald dhe anomalitë institucionale që reflektohen pavarësisht masave antikrizë të qeverisë në rritjen e pakontrolluar të çmimeve. Edhe shumë turbulenca tjera që vijnë si zgjatime nga e kaluara e bëjnë situatën ekonomike tepër të rëndë dhe të paparashikueshme.
Masat qeveritare jo njëherë kanë përfunduar pa suksesin e dëshiruar sepse ato humben edhe në një lloj pakontrolli të institucioneve tjera ndaj shumë tregtarëve që siç duket po e shfrytëzojnë rastin për të spekuluar me çmimet në dëm të qytetarëve.
Qytetarët tashmë po përballen me çmime enorme që shkojnë përtej çdo mundësie dhe përtej të ardhurave mujore që mbeten gati se po të njëjtat, ose me ngritje që aspak nuk përputhet me ” transin” e rritjes së çmimeve. Sigurisht më të goditur do të jenë rastet sociale dhe ata me të ardhura më të ulëta mujore.
Ky dimër sipas të gjitha nishaneve do të jetë tepër i vështirë. Do të jetë dimri i vetmisë së madhe, dimër i rreqethjes sociale dhe i rrënimeve të shumta të qytetarëve. Do të jetë dimër i mbijetesës dhe i sprovave për institucionet që të projektojnë seriozisht masa që do t’i përgjigjen thellësisht realitetit përtej improvizimeve. Edhe nga ekspertët, por edhe komuniteti i biznesit tashmë është theksuat se masat e deritashme kundër krizës nuk mjaftojnë. Në valën e rritjes së çmimeve pa asnjë kontroll qytetarët mbeten të pashpresë dhe thellësisht të pasigurtë përabellë dimrit hijerëndë që pritet të vijë me acare rrënimesh sociale!